Targat e reja janë konceptuar sipas standartit europian , ku në vend të yjeve është shqiponja në krahun e majtë dhe në të djathtin është viti i parë i regjistrimit.
Këto targa janë konceptuar që të mos kenë shenja dalluese të qyteteve.
Targat e reja do ti shpërndahen personave që kryejnë shërbime pranë drejtorisë rajonale të Tiranës për rastet:
- dëmtimin e targës së vjetër;
- si targimi për herë të parë;
- ndryshimi i targës për shkak të dëmtimit ndryshimi i pronësisë etj.
Kanë ndryshuar targat e rimorikiove dhe mjeteve teknologjike gjithashtu edhe rimorkiot bujqësore dhe teknologjike, targat e policisë dhe taksisë.
