dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Rritje e profesionalizmit të punonjësve për një shërbim me standarde

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve është i lidhur ngushtë me ngritjen profesionale të punonjësve të të gjitha niveleve në Drejtorinë e Përgjishshme dhe Drejtoritë rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR, Arben Isaraj gjatë analizës vjetore të DRSHTRR Shkodër. Sipas tij është e domosdoshme që veprimtaria e institucionit të fokusohet të shërbimet cilësore ndaj qytetarit dhe jo vetëm te arritja e rezultateve financiare.

Kreu i DPSHTRR ka theksuar se reformimi i shërbimeve të transportit do të nisë nga ndryshimi rrënjësor i shërbimit në sportele, çka do të mundësohet falë rritjes profesionale të punonjësve dhe rritjes në të njëjtën kohë të kërkesës së llogarisë për të gjithë punonjësit.

Në analizën e DRSHTRR Shkodër është theksuar se gjatë vitit 2017 kjo drejtori ka ofruar rreth 132 mijë shërbime për qytetarët, ndër të cilat regjistrime mjetesh, ndryshime pronësie, pagesë taksash dhe gjobash si dhe shërbime të tjera.

dr_shkoder_e_regulluar