dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Investimet në zhvillim të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke u bazuar në programin e Qeverisë RAMA 2, ka ndërmarrë një sërë projektesh investuese në Drejtoritë Rajonale me qëllim ofrimin e një shërbimi më të mirë dhe lehtësimin e tij për qytetarët përmes komunikimit dhe teknologjisë.

Këto projekte janë në fazën zhvillimit brenda afatave kohore të caktuara në fillim të investimit.

Drejtoria Rajonale Tiranë është në fund të investimit me objekt “Rikonstruksion i Sallës së Regjistrimit të Mjeteve dhe aspirim podrumi” për një shërbim sa më eficent dhe te kënaqshem ndaj qytetarëve.

tr1

 

Në Drejtorinë Rajonale Elbasan, duke u nisur nga gjendja ekzistuese e kësaj godine, siperfaqja e pamjaftueshme për ambjente shërbimi e cila kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe me kërkesa të larta në drejtim të organizimit të brendshëm të ambjenteve, pozicionimit të tyre si dhe komoditetit e cilësise arkitektonike, Drejtoria e Përgjithshme ka realizuar rreth 50% të investimit me objekt “Shtesë anësore e godinës administrative 2 kat dhe rikonstruksion”. Qëllimi për realizimin e këtij investimi është për të krijuar ambjente shtesë komode dhe të përshtatshme për të zhvilluar një aktivitet normal si për personelin ashtu edhe në shërbimin e qytetarëve

el1

Në Drejtorinë Rajonale Durrës kanë nisur punimet me objekt ”Rikonstruksion i Sallës së Drejtuesve të Mjeteve dhe rikonstruksion fasade”, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më dinjitoz dhe bashkëkohor për qytetarët.

dr1

DPSHTRR garanton qytetarët, duke ju kërkuar ndjesë për shqetësimin, se paralelisht me rikonstruksionet e nisura, shërbimi do të vazhdojë pa ndërprerje duke patur vëmendjen dhe angazhimin maksimal të punonjësve të admistratës së këtyre drejtorive, për të ofruar kushte sa më optimale gjatë punimeve, duke mirëpritur dhe qenë të hapur për çdo sugjerim për kapërcimin e anomalive.