dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Kujtesë informuese në lidhje me tenderin “Blerje Prokat Leje Drejtimi”

Drejtoria Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, për ritmin e prodhimit dhe shpërndarjes së lejeve të drejtimit për qytetarët sqaron si më poshtë:

Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 482, datë 05.07.2017 “PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR VITIN 2017”, DPSHTRR-ja ka pezulluar të gjitha fazat e prokurimit për “Blerje Prokat Leje Drejtimi”.

 

Mbas tre muajsh, me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 580, datë 13.10.2017 “PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR. 482, DATË 05.07.2017, TË KËSHILLIT të MINISTRAVE, “PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR VITIN 2017”, DPSHTRR-ja ka filluar procedurat e prokurimit sipas ligjit, për “Blerje prokat leje drejtimi”.

 

Kështu në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, DPSHTRR-ja ka çelur procedurën elektronike të prokurimit me objekt “Blerje Prokat Leje Drejtimi”, për të cilën nuk ka patur asnjë anullim apo bllokim administrativ të procedurës së tenderimit.

 

Për objektin e prokurimit kanë shfaqur interes katër operatorë ekonomikë, të cilët kanë paraqitur dokumentacionin e tyre mbi kriteret e vendosura në Dokumentacionin Standard të Tenderit (DST) nga Autoriteti Kontraktor.

 

Nga shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave të paraqitura për këtë objekt prokurimi, duke zbatuar të gjitha kriteret dhe afatet ligjore, Autoriteti Kontraktor ka kualifikuar të gjitha ofertat dhe ka shpallur si fitues ofertuesin, me vlerën më të ulët të ofruar.

 

Fituesi është rikonfirmuar si i tillë edhe nga APP-ja në datë 26.03.2018, dhe DPSHTRR-ja ka hartuar, negociuar e nënshkruar Kontratën me nr.6927, datë 25.04.2018, me operatorin ekonomik fitues “ALFA SERVICES” .

 

Sipas kësaj kontrate, Prokatet për Leje Drejtimit do lëvrohen tanimë, në sasinë 150.000 copë brenda afatit 90 ditor nga dita e nënshkrimit, sipas një kalendari të paracaktuar midis shitësit dhe blerësit.

 

Gjendja emergjente e krijuar për arsye objektive, si dhe situata problematike e krijuar në prodhimin dhe shpërndarjen e lejeve të drejtimit, kërkoi që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, të gjente rrugë dhe mjete ligjore, për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e prodhimit dhe personalizimit të “Prokat - Leje Drejtimi”.

 

Për këtë, u nënshkrua dhe publikua sipas ligjit, Amendameti (i Kontratës nr.20189, prot, datë 30.12.2016), me operatorin ekonomik “CETIS” më datë 16.05.2018, me objekt “Blerje prokat leje drejtimi model i Ri” për prodhimin dhe depozitimin në DPSHTRR të 40.000 (dyzet mije) copë “Prokat - Leje Drejtimi” dhe me datë dorëzimi 06.06.2018.

 

Për të rritur ritmin e prodhimit, DPSHTRR-ja përveç një makine personalizimi në punë si pronë e saj, ka kontraktuar si shërbim edhe dy makineri personalizimi, për të zgjidhur sa më shpejt problematikën e prodhimit dhe shpërndarjes të Lejeve të Drejtimit.

 

Bashkëngjitur do të gjeni dokumentacionin përkatës:

 

  1. VKM 482 datë 05.07.2017 “Për pezullimin e përkohshëm të procedurave  të prokurimit për vitin 2017”. Kliko
  2. VKM Nr. 580, datë 13.10.2017 PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR. 482, DATË 05.07.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR VITIN 2017”. Kliko
  3. Kontrata me operatorin e ekonomik “Alfa Services” nr. 6927, datë 25.04.2018. Kliko
  4. Amendamenti i kontratës me operatorin “Cetis”, nr.8161, datë 16.05.2018. Kliko

 

Ju faleminderit!