dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

DPSHTRR zhvilloi trajnimin për punonjësit e shërbimit në Degën e Regjistrimit të Mjeteve në të gjitha Drejtoritë e saj Rajonale.

Ky aktivitet u zhvillua me datë 02/06/2018 në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë.

DPSHTRR ka si prioritet përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve e cila lidhet ngushtë me rritjen e nivelit profesional të punonjësve dhe të specialisteve të regjistrimit të mjeteve në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, për sigurimin e një shërbimi të shpejt, korrekt e cilësor si dhe rritjen e performancës në shërbimin ndaj kërkesave të qytetarëve. Për këtë arsye DPSHTRR zhvilloi trajnimin me të gjithë specialistët e regjistrimit të mjeteve.

Objekti i programit:

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë procedurat e regjistrimit të mjeteve rrugore/dhënien e Licencave, lëshimin e certifikatave të transportit, kartave të tahografit si dhe dokumentacioni përkatës shoqërues për:

a. Regjistrimin e mjeteve

b. Ndryshimin i pronësisë

c. Ndryshimi i vendbanimit

d. Ndryshimi i karakteristikave tekniko-funksionale etj.

e. Pajisja me licencë dhe certifikata

f. Pajisjen me kartën e tahografit

g. Certifikatën e kalibrimit/ inspektimit të tahografit

 

 

Pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor, kërkesat ligjore ndaj tyre dhe shërbimet që ofrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Funksionimi i sistemit të tahografit, llojet, mënyrat e përdorimit dhe dokumentacioni.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë përdorimin e tahografit.

 

Rritja e performancës në shërbimin ndaj qytetarëve, nëpërmjet realizimit të proçedurave profesionale, korrekte dhe të shpejta.

Rreth 130 regjistrues përfituan nga ky trajnim, te cilët do te testohen javën e ardhshme.

trajnimi 2