dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Çregjistrimet e mjeteve

KUJDES!
Nëse mjetin që keni në pronësinë tuaj, nuk do ta përdorni ose nuk e keni më në përdorim, nxitoni të bëni çregjistrimin e tij.

Ç’regjistrimi i mjetit mund të jetë;
A. Ç’regjistrim i përkohshëm.
  1. Këtë ç’regjistrim mund ta bëni në rast se për një periudhë të caktuar kohe (jo më pak se një vit) për arsye të ndryshme personale, ju nuk do ta përdorni mjetin tuaj.
  2. Ç’regjistrimin e përkohshëm të mjetit duhet ta bëni brenda datës 31 Janar të vitit në vazhdim. Në këtë rast duhet të dorëzoni këto dokumenta;
    a) Kërkesën, e cila plotësohet pranë sporteleve të shërbimit.
    b) Kartën e identitetit e cila pasi fotokpojohet nga punonjesi i sherbimit, ju kthehet përsëri.
    c) Lejen e qarkullimit të mjetit.
    d) Targat e mjetit.
    e) Pagesën e taksave deri në momentin e kërkesës.
  3. Zyrat e shërbimit, do t’u pajisin menjëherë me dokumentin e ç’regjistrimit të përkohshëm. Gjatë periudhës që mjeti është përkohësisht i ç’regjistruar, për atë mjet, paguhet vetëm taksa e regjistrimit të përvitshëm.
  4. Kur kërkoni riregjistrimin e mjetit, duhet të dorëzoni këto dokumenta;
    a) Kërkesën, e cila gjendet pranë sporteleve të shërbimit.
    b) Kartën e identitetit.
    c) Dokumentin e ç’regjistrimit të përkohshëm.
B. Ç’regjistrim i përhershëm
  1. Këtë ç’regjistrim duhet ta bëni, nëse mjeti juaj ka dalë jashtë përdorimit, është shkatërruar ose do ta eksportoni përfundimisht jashtë shtetit.
  2. Ç’regjistrimin e përhershëm të mjetit mund ta bëni në çdo kohë gjatë gjithë vitit. Për këtë duhet të dorëzoni;
    a) Kërkesën, e cila plotësohet pranë sporteleve të shërbimit.
    b) Kartën e identitetit e cila pasi fotokopjohet nga punonjesi i sherbimit, ju kthehet përsëri.
    c) Lejen e qarkullimit të mjetit.
    d) Çertifikatën e pronësisë së mjetit.
    e) Targat e mjetit.
    f) Pagesën e taksave deri në momentin e kërkesës.
Duke ç’regjistruar mjetin tuaj, Ju do të shmangni:
  1. Përdorimin e dokumentave të mjetit tuaj nga persona të tjerë.
  2. Përdorimin e targave të mjetit tuaj në mjete të tjera me të cilët mund të kryhen akte të jashtëligjshme.
  3. Mundësinë e fallsifikimit të mjeteve të tjera duke përdorur numrin e shasisë së mjetit tuaj.
  4. 4. Pagesat e taksave vjetore të panevojshme, për mjetin tuaj.