dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Kërkesë për bashkëpunim në realizimin e projekteve për investime në disa Drejtori Rajonale

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), bazuar në Programin Ekonomik ka planifikuar një fond prej rreth 507 000 000 lekë, për të investuar në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Beratit, Korçës, Laçit dhe Shkodrës, për godina të reja administrative si dhe për kapanone për kontrollin fizik.

Aktualisht Drejtoria e Beratit dhe Drejtoria e Shkodrës e kryejnë aktivitetin e tyre në ambjente me qera, kurse Drejtoria e Laçit dhe Korçës kanë godina tejet të amortizuara.

1Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor shpreh interesin për troje apo godina, për kryerjen e aktivitetit të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit  Rrugor të qytetit të Beratit,të Korçës, të Laçit dhe të Shkodrës.

Për sa më sipër, ju drejtohemi bizneseve apo subjekteve juridik e fizik të qyteteve të Shkodrës, Lezhës, Laçit, Korçës dhe Beratit, posedues pronash (troje apo godina), për ofrimin e godinave me një sipërfaqe rreth 1000m2 dhe sipërfaqe trojesh minimalisht 5.000(pesëmijë) m2.

Këto prona, kërkojmë të jenë të pozicionuara në vende të favorshme për kryerjen e aktivitetit të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për të cilat kusht primar kemi komunikimin e tyre me autostrada apo rrugë ku të lëvizin lirshëm makineri të tonazhit të rëndë si dhe lehtësi të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (lidhja me energji elektrike, ujësjellës, kanalizime, telefoninë, internet etj)

Duke shpresuar në vlerësimin me prioritet të këtij njoftimi, mbetemi në pritje të ofertave që do të paraqiten, për të realizuar investime të rëndësishme që të mundësojmë ndyshimin e imazhit të shërbimit ndaj subjekteve juridike dhe fizike.

Po ju njohim me disa nga pamjet e objekteve që kemi projektuar për investimet e mësipërme.

pamje2