dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Zhvillohet provimi i Çertifikatës së Kompetencës Profesionale

Me datë 12.11.2018 në orën 10:00 nga komisioni i testimit të ÇKP (Çertifikatës së Kompetencës Profesionale) zhvillohet provimi me shkrim i aplikantëve që kanë mbaruar trajnimin. Për fituesit e provimit me shkrim, provimi me gojë do të zhvillohet më datë 13.11.2018.

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale (Sektori i Kualifikimeve) së bashku me Komisionin e Testimit organizon provimin e aplikantëve. Provimi do të zhvillohet pranë Qendrës së Kontrollit Teknik (ish Nishrak) Tiranë.