- Referenca të ligjit 8378 dt. 22.07.1998" Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë"
- Neni 93, "Formalitetet për ndryshimin e pronësisë së automjeteve , motomjeteve dhe rimorkiove, dhe për ndryshimin e vendabanimit të pronarit "
- Në rast ndryshimi të pronësisë së motomjeteve automjeteve dhe rimorkiove, qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë merr masa për rregjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë.
- Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.
- Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhornimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë.
- Neni 92 "Formalitetet e nevojshme për qarkullimin e automjeteve të motomjeteve dhe rimorkiove"
- Certifikata e pronësisë merret për një afat kohor prej tre muajsh nga data e marrjes së lejes së qarkullimit dhe targave.
- Cilido që nuk merr masa për të kërkuar në afatet e përcaktuara Certifikatën e pronësisë së automjetit, ndëshkohet me masë administrative nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.
Mësoni detyrimet ligjore në fushën e shërbimeve të transportit!
Qytetarët shqiptarë duhet të dinë detyrimët ligjore në fushën e shërbimeve të transportit, që kryhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrrugor, disa prej të cilave po i nënvizojmë: