dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Tre kujtesa të rëndësishme që duhet ti dinë të gjithë përdoruesit e automjeteve!

Të gjithë qytetarët që janë pronarë automjetesh duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me:

  • Pagesat e taksave të përvitshme të automjeteve.
  • Ç'regjistrimin e perkohshëm të mjeteve në pronësi të tyre brenda 10 ditëve, kur nuk e kanë atë në përdorim për një periudhë të caktuar, apo ç'regjistrimin e përhershëm kur qytetari e ka nxjerrë mjetin jashtë qarkullimit.
  • Ndryshimin e pronësisë së tij në organet kompetente, brenda 10 ditësh nga kalimi i pronësisë nga njeri pronar në tjetrin, nëpërmjet akteve juridike.

Tani jemi në kohën e duhur që të gjithë qytetarët të vendosin rregull në lidhje me automjetet, të cilët i kanë në emër të tyre dhe të jenë të vemëndshëm që të kryejnë disa procedura ligjore, të cilat në fund të fundit  do të bëjnë atë që qytetari të jetë në rregull më ligjin dhe shtetin dhe të mos jetë debitor ndaj tij.

Më poshtë po citojme tre  rregullat themelore,  që perdoruesit e mjeteve duhet të ndjekin dhe të jenë të kujdesshëm në lidhje me dokumentacionin e mjeteve të tyre.
Duke qënë se shumë njerëz nuk kanë dijeni për keto tre rregulla bazë, le të shohim më gjerësisht hapat ligjore dhe mënyrën se si kryhen këto veprime:

1.Pagesat e taksave.

Kujdes! Përdoruesit e automjeteve janë të detyruar të paguajnë taksat e përvitshme për automjetet dhe nuk duhet të abuzojnë, duke qenë debitorë ndaj shtetit.
Deri në fund të këtij viti përdoruesit e automjeteve kanë mundësi të regullojnë marrëdhëniet e tyrë financiare në lidhje me taksat e automjeteve. Kjo pasi jemi pikërisht në periudhën e amnistisë fiskale, e cila do të vazhdojë deri më 31.12.2011. Si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit 10418, datë 21.04.2011, dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave Nr 12, datë 18.5.2011, “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, te gjithë qytetarët duhet të nxitojnë për të përfituar nga falja.
Nga falja e detyrimeve të prapambetura, përfitojnë :
Subjektet fizike dhe juridike, të cilët nuk i kanë shlyer këto detyrime për taksën e rregjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit dhe që kërkojnë të qarkullojnë përsëri me mjetet e tyre.
Për këtë mjafton të paguhen vetëm taksat e vitit 2011 e në vazhdim.
Për mjetet që u falen detyrimet e prapambetura dhe që janë në qarkullim do të proçedohet si më poshtë:

  • Për mjetet që janë në qarkullim, të pajisura me leje qarkullimi të modelit të ri, por që kanë taksa të prapambetura, proçedurat do të vazhdojnë normalisht duke shlyer vetëm taksat e vitit 2011.
  • Për mjetet që janë në qarkullim, të pajisura me leje qarkullimi të modelit të vjetër, por që kanë taksa të prapambetura, fillimisht do të proçedohet me rinovimin e lejes së qarkullimit (modeli i ri) dhe më pas do të bëhet vetëm pagesa e taksave të vitit 2011.
  • Për mjetet që janë në qarkullim, të pajisura me leje qarkullimi të modelit të vjetër, por që kanë taksa të prapambetura dhe për të cilat kërkohet transferim në një rreth tjetër, do të pajisen me lejen e qarkullimit të modelit të ri në drejtorinë pritëse. Pagesa e taksave të vitit 2011 do të kryhet në drejtorinë rajonale pritëse, pas pajisjes me leje të re qarkullimi.

2.Ç'regjistrimi i përkohshëm dhe i përhershëm i mjeteve

Për çrregjistrim të përkohshëm të mjetit kërkohen këto dokumenta (heqje e përkohshme nga qarkullimi me të drejtë riaktivizimi).

Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryrjen e veprimeve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

1. Leja e qarkullimit.

2. Çertifikata e pronësisë.

3.Targat e mjetit

4. Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.

5.Ç’regjistrimi bëhet vetëm një herë gjatë një viti, duke paguar detyrimet financiare deri në momentin e kryrjes së veprimeve.

Për ç’rregjistrim të përhershëm të mjetit kërkohen këto dokumenta (heqje e përhershme nga qarkullimi.

Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryrjen e veprimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

1.Leja e qarkullimit

2.Çertifikata e pronësisë

3.Targat e mjetit

4. Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.

Për ç’rregjistrim mjeti per eksport( heqje nga qarkullimi ne Shqiperia per ne shtete te tjera,kerkohet:

Duhet të paraqitet pronari i mjetit për kryrjen e veprimeve pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

1.Leja e qarkullimit

2.Çertifikata e pronësisë

3.Targat e mjetit

Këto dokumenta dorëzohen në degën e rregjistrimit të mjeteve dhe mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat dhe, çertifikatë pronësise.

3.Ndryshimi i pronësisë.

Kujdes ! Në rast ndryshimi të pronësisë së motomjeteve automjeteve,

  • Qytetari brenda 10 ditesh nga data kur nenshkruhet akti ligjor i pronesise mer masa per rregjistrimin e ndryshimit te pronesise ose ndryshimeve te tjera, si dhe per leshimin e certifikates se pronesise.
  • Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lek.
  • Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhornimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lek.
  • Për të bërë ndryshimin e pronësisë procedurat janë të thjeshta:
    •    Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri.
    •    Vërtetimin e adresës së vendbanimit, të lëshuar nga zyrat e gjëndjes civile.
    •    Dokumentin e fitimit të pronësisë së mjetit, origjinal.
    •    Lejen e qarkullimit të mjetit.
    •    Çertifikatën e pronësisë së mjetit.
    •    Çertifikatën e kontrollit fizik të mjetit.
    •    Targat e mjetit, kur ato janë sipas sistemit të vjetër.

Keto jane tre kujtesa të cilat duhet ti ndjekin hap pas hapi përdoruesit e automjeteve për të qenë në rregull me legjislacionin në fuqi.