dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Historiku i Drejtorisë Rajonale Berat

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat është formuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në datë 01.11.1999  dhe në varësi të Drejtorisë së Përgjithshmë të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë. Është një drejtori që kryen shërbime për qytetarët për pajisjet me leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombëtare , regjistrimet e mjeteve, pajisjet me leje qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare , si dhe kryen kontrollet fizike të të gjitha mjeteve që targohen sipas rregullave dhe legjislacionit shqiptar.Në këtë drejtori paguhen edhe detyrimet e taksës vjetore të mjeteve të përdorura për të gjitha mjetet që janë të regjistruara në qarkun e Beratit 

 

Struktura e Drejtorisë Rajonale Berat

Drejtohet nga një Drejtor Rajonal dhe është e organizuar në 5 degë apo sektore sipas profilit të punës dhe shërbimeve që ofrohen.


Sektori Personel Shërbimit/Juristi

  • Zyra e Personelit-Juristit
  • Protokolli

Dega e Financës

  • Sporteli i Taksave
  • Sporteli i Arkës

Dega e Regjistrimit të Mjeteve

  • Zyra e Kontrollit Fizik të mjeteve
  • Sporteli i pranimit të dokumentave për veprime të ndryshme me mjetet 

Dega e Lejeve të Drejtimit

  • Salla e testimit të kandidatëve për drejtus mjeti 
  • Sporteli i pranimit të dokumentave për veprime me lejet e drejtimit

Sektori I Kontrollit në Rrugë.
 

Shërbimet qe kryen jane:

  • Pajisjet me leje drejtimi kombetare dhe nderkombetare
  • Regjistrimet e mjeteve
  • Pajisjet me leje qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Kryen kontrollet fizike te te gjitha mjeteve qe targohen sipas rregullave dhe legjislacionit shqiptar.
  • Paguhen edhe detyrimet e taksës vjetore të mjeteve të përdorura

 

DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR BERAT 

 

ADRESA: Rr. “Nacionale”, Berat;   

TEL/FAX:  00355 (0) 32 34945

E-MAIL: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it