dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Historiku i Drejtorisë Rajonale Dibër

Pas krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor mbështetur në V.K.M. nr. 343 datë 21.07.1999 u krijua edhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër, ku me shkresën nr. 350 datë 15.09.1999 z. Eqerem Balliu emërohet Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër.

Më 1 Nëntor 1999 krijohet struktura e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër me 12 punonjës gjithsej, ku më pas si rezultat i rritjes së aktivitetit u rrit edhe numri i punonjësve dhe aktualisht janë gjithsej 28 punonjës.

Aktiviteti i Drejtorisë Rajonale Dibër u përqëndrua në bazë Prefekture për tre rrethet (Dibër, Bulqizë, Mat ), ku u tërhoq e gjithë baza materiale nga Komisariatet e Policisë.

Fillimisht veprimet kryheshin në librat e marra nga Komisariatet e Policisë, ku gradualisht filloi të sistemohej çdo gjë ku dhe u bë kompjuterizimi i të gjithë arshivës dokumentare ( dosje mjetesh dhe drejtues mjetesh ) të ardhura nga Komisariatet, ku ky proçes ( kompjuterizimi ) përfundoi në Mars të vitit 2000.

 Shërbimet që kryheshin në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër ishin:

  • Rregjistrim mjetesh
  • Dhënie Leje Drejtimi
  • Kontrolli Teknik i mjeteve
  • Kryerjen e agjentit Tatimor për taksat vjetore të mjeteve të përdorura
  • Kontroll në rrugë i mjeteve

              

Struktuara aktuale e Drejtorise Rajonale Peshkopi

  • Drejtohet nga një Drejtor Rajonal dhe është e organizuar në 5 degë apo sektore sipas profilit të punës dhe shërbimeve që ofrohen:
  • Sektori i Personelit dhe Shërbimeve
  • Dega e Financës
  • Sektori i Regjistrimit të Mjeteve
  • Sektori i Lejeve të Drejtimit
  • Sektori i Kontrollit Rugor
  • Gjithashtu pranë Drejtorisë Rajonale Peshkopi funksionojnë dy Zyra Sherbimesh në bashkinë  Burrel dhe Bulqizë  

 

DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR  DIBËR 

 

ADRESA: Ish Parku i Mallrave,Peshkopi.

TEL/ FAX: 00355 (0) 21825530

E-MAIL: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it