dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Organizimi i Drejtorisë Rajonale Fier

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier (DRSHTRR Fier) si drejtori shërbimi e ushtron veprimtarinë e saj në Qarkun Fier i cili mbulon Rrethet Fier, Lushnje, Mallakastër.
Drejtoria Rajonale  Fier është në varësinë e D.P.SH.T.RR Tiranë. Kjo Drejtori e ushtron veprimtarinë e saj në zbatim të ligjit nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë “ si dhe aktet e tjera ligjore në zbatim të tij.

D.R.SH.T.RR. Fier është e organizuar sipas këtyre Degëve dhe Sektorëve ;


Dega e Financës 

  • Zyra e Taksave dhe gjobave në Fier
  • Zyra e Taksave dhe gjobave  në Lushnje
  • Këto zyra kryejnë  veprime për prerjen  e taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të mjeteve të luksit , arkëtimin e gjobave të inspektorëve rrugor si dhe gjobave për tejkalim afati kontrolli teknik.

Dega e Regjistrimit të Mjeteve

  • Përfshin kontrollin Fizik dhe tahografin
  • Pranimi i dokumentave për regjistrim mjeti, certifikata transporti si dhe aplikimet për ADR për mjetin. 


Dega e Drejtuesve të Mjeteve

  • Komisioni i Marrjes së Provave të kursantëve
  • Pranimi i dokumentave për autoshkollë , rinovim  lejedrejtimi, lejedrejtimi ndërkombëtare, lejedrejtimi provizore etj                             


Sektori i Personel Shërbimeve –Jurist

  • Jurist
  • Protokoll –arkivë


Sektori i Kontrollit në Rrugë

  • Ky sektor funksion me një staf inspektorësh në rrugë të cilët ushtrojnë kontrolle për mjetet dhe kur konstatojnë shkelje të Kodit Rrugor dhe Ligjit për transportin, përpilojnë process verbale konstatimi shkelje. 
  • Të gjitha veprimet për regjistrimin e mjeteve , ndryshimin e targave, ndryshimet e pronësisë, pajisjen me leje qarkullimi kombëtare e ndërkombëtare,certifikata transporti , pajisjen e shtetasve me leje drejtimi  për herë të parë rinovim,humbje lejedrejtimi ndërkombëtare , dëshmi taksisti  etj.,  kryen në ambjentet e Drejtorisë Fier.
  • Korrespodenca shkresore  me të gjitha insitucionet shtetërore , personat juridik dhe fizik kryhet nga Sekretaria e Drejtorisë Fier, zyrë e cila protokollon gjithë shkresat hyrëse dhe dalëse të  Drejtorisë
  • I gjithë dokumentacioni i nevojshëm për kryerjen e shërbimeve në Drejtori si dhe legjislacioni për transportet  është i pasqyruar në këndet e informacionit të vendosura në ambjentet e Drejtorisë Fier.

DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR FIER   

 

ADRESA: Sheq i Madh, Fier  

TEL:00355 (0) 34501910 / (0) 034501909

FAX :00355 (0) 34501908

E-MAIL: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it