dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Historiku i Drejtorisë Rajonale Korçë

D.R.SH.T.RR në Korçë filloi aktivitetin e saj mbi bazë qarku në Nëntor të vitit 1999 në ambjentet e ish parkut të mallrave ku dhe ndodhet aktualisht, qytetet të cilat kjo drejtori iu ofronë jane:Korça, Pogradeci, Devolli,Kolojna. Ajo vepron mbështetur në ligjin nr. 8378 dt. 22.07.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë”, ligjin nr.8308 dt.18.03.1998 “Për transportet rrugore”, ligjin Nr.7582 dt.13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore” si dhe në akte të tjera ligjore e nënligjore.
Në ambjentet e kësaj drejtorie u grumbulluan krahas dokumentacionit të degës së kontrollit teknik të mjeteve dhe arkivat e mjeteve dhe lejeve të drejtimit.
Detyrë e kësaj drejtorie ka qenë dhe mbetet shërbimi ndaj qytetarëve dhe subjekteve private dhe shtetërore në veprimtarinë e transportit rrugor përsa i përket :

  • Rregjistrimit të mjeteve, ndërrimit të pronësisë, ndryshimeve konstruktive si dhe pajisja me targa.
  • Pajisjen e qytetarëve me leje të të gjitha kategorive  si dhe rinovimin e tyre.
  • Paisja e qytetarëve me leje drejtimi ndërkombëtare dhe leje qarkullimi nëerkombëtare.
  • Kontrolli i teknik i mjeteve shërbim i cili me synim përmirësimin e mëtejshëm të tij prej Nentorit 2009 kryhet nga kompania koncesionare “SGS”.
  • Kontrolli rrugor me synim minimizimin e informalitetit në fushën e transportit dhe në zbatim të ligjeve të sipërpërmendura.
  • Pagesën Taksën Vjetore të Mjeteve të përdoura (T.V.M.P)
  • Arkëtimi i gjobave të Kontrolit Teknik, Vjetor.
  • Arketimin e gjobave të vendosura nga Inspektorët e Kontrollit në Rrugë 

 

 


Struktura e Drejtorisë :

Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimet Mbështetëse

Dega e Financës

Dega e Regjistrimit të Mjeteve

Dega e Drejtuesve të Mjeteve

Sektori i Kontrollit në Rrugë


DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR  KORÇË 

 

ADRESA: Ish parku i Mallrave,Korçë

TEL: 00355 (0) 82243183

FAX:00355 (0)  82242650

E-MAIL: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it