dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Rrethet që përfshin Drejtoria Rajonale Berat

Kjo drejtori rajonale ka në përbërje rrethet Berat, Skrapar dhe Kuçovë.
Harta-Rajoni-Berat-UPDATE

Historiku i Drejtorisë Rajonale Berat

Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Berat është formuar me vendim të Këshillit të Ministrave në datë 01.11.1999. Është një drejtori që kryen shërbime për qytetarët për pajisjet me leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombëtare , regjistrimet e mjeteve, pajisjet me leje qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare , si dhe kryen kontrollet fizike të të gjitha mjeteve që targohen sipas rregullave dhe legjislacionit shqipëtar. Adresa  e DRSHTRR Berat është : Lagjia Barrikadë, Ish rezervat e shtetit –Berat.Kjo drejtori ofron shërbime për të gjithë qarkun Berat duke përfshirë këtu Bashkinë Berat, Ura Vajgurore ,Kuçovë ,Poliçan dhe Çorovodë si dhe për 21 komuna dhe një numër të madh fshatrash. Në pozicione të dukshme në ambjentete e jashtme të drejtorisë janë afishuar numrat e ankesave dhe sugjerimeve nga ana e qytetarëve të cilat janë : 0672079073 dhe 0672079074. Gjithashtu funksionon në mënyrë të plotë kutia e ankesave ku qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyrë në formë të shkruar.

Ndër vite kjo drejtori është drejtuar nga këta drejtues:

  • Z.Gëzim CANE,
  • Z.Thanas KARADUMI,
  • Z.Zenel ZAIMI,
  • Z.Altin QOJLE
  • dhe aktulisht drejtohet nga Z. Gazment AZIZI.

Struktura e Drejtorisë Rajonale Berat

Drejtohet nga një Drejtor Rajonal dhe është e organizuar në 5 degë apo sektore sipas profilit të punës dhe shërbimeve që ofrohen.

  • Sektori Personel Shërbimit/Juristi
  • Dega e Financës
  • Dega e Regjistrimit të Mjeteve
  • Dega e Lejeve të Drejtimit
  • Sektori I Kontrollit në Rrugë