Kjo drejtori rajonale ka në përbërje rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat.
Rrethet që përfshin Drejtoria Rajonale Dibër
Historiku i Drejtorisë Rajonale Dibër
Pas krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor mbështetur në V.K.M. nr. 343 datë 21.07.1999 u krijua edhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër, ku me shkresën nr. 350 datë 15.09.1999 z. Eqerem Balliu emërohet Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër.
Më 1 Nëntor 1999 krijohet struktura e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër me 12 punonjës gjithsej, ku më pas si rezultat i rritjes së aktivitetit u rrit edhe numri i punonjësve dhe aktualisht janë gjithsej 21 punonjës.
Aktiviteti i Drejtorisë Rajonale Dibër u përqëndrua në bazë Prefekture për tre rrethet (Dibër, Bulqizë, Mat ), ku u tërhoq e gjithë baza materiale nga Komisariatet e Policisë.
Fillimisht veprimet kryheshin në librat e marra nga Komisariatet e Policisë, ku gradualisht filloi të sistemohej çdo gjë ku dhe u bë kompjuterizimi i të gjithë arshivës dokumentare ( dosje mjetesh dhe drejtues mjetesh ) të ardhura nga Komisariatet, ku ky proçes ( kompjuterizimi ) përfundoi në Mars të vitit 2000.
Shërbimet që kryheshin në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër ishin:
- Rregjistrim mjetesh
- Dhënie Leje Drejtimi
- Kontroll Teknik i mjeteve
- Kryerjen e agjentit Tatimor për taksat e rregjistrimit dhe të aksit
- Kontroll në rrugë i mjeteve
Targat e para të dhena në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Dibër të ndara sipas rretheve që mbulonte kjo Drejtori ishin:
Dibër DI 2035 A
Bulqizë BZ 0851 A
Mat MT 1741 A
- Në periudhën 1999 – 2004 Drejtor Rajonal ka qnë Eqerem BALLIU
- Në periudhën 2004 – 2005 Drejtor Rajonal ka qenë Xhelil KOLAVERI
- Në periudhën 2005 – 2006 Drejtor Rajonal ka qenë Bexhet AGA
- Në periudhën 2006 – 2007 Drejtor Rajonal ka qenë Behar DEMA
- Në periudhën 2007 – 2008 Drejtor Rajonal ka qenë Musa GJURRA
- Në periudhën 2008 – 2009 Drejtor Rajonal ka qenë Mufit TAFAJ
- Në periudhën 2009 – 2010 Drejtor Rajonal ka qenë Fatmir VRANIÇI
- Nga 2010 e në vazhdim Drejtor Rajonal është Mensur KICA
Kontakti i Drejtorisë Rajonale Dibër
Adresa: Rruga e ISH Parkut të Mallrave Peshkopi Dibër
Numri i kontaktit i Drejtorisë Rajonale Dibër është 0218 25530.
