dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Rrethet që përfshin Drejtoria Rajonale Durrës

Kjo drejtori rajonale ka në përbërje rrethet Durrës, Krujë dhe Kavajë
Harta-Rajoni-Durres-UPDATE

Historiku i Drejtorisë Rajonale Durrës

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës kryen shërbimet e përcaktuara me VKM Nr.343 datë 21.07.1999.Drejtoria Rajonale Durrës është në varësinë e DPSHTRR Tiranë. Kjo drejtori e ka filluar aktivitetin  në Nëntor të vitit 1999 dhe e ushtron veprimtarinë e saj në zbatim të Ligjit Nr. 8378 Datë 22.07.1998 “ Kodi Rrugor i Republikës së Shqiperisë’, i ndryshuar, Ligjin Nr. 8308 Datë 18.03.1998 “ Për Transportet Rrugore” të ndryshuar, si dhe aktet e tjera ligjore në zbatim të tyre.

Emrat e Drejtorëve ndër vite:

Agim BERHAMI

Ahmet RAKIPI

Muhamet HAXHIU

Artur AJAZI

Neritan GOLJA

Pëllumb BERISHA

Daut NACO

Organizimi sipas Degëve dhe Sektorëve:

Dega e Financës kryen këto veprime:

Prerje takse vjetore të mjeteve të përdorura

Arkëtimin e gjobave të inspektorëve rrugorë

Arkëtimet për licensimet dhe gjobat për tejkalim afati kontrolli teknik etj.

Dega e Regjistrimit të Mjeteve:

Përfshin kontrollin fizik dhe tahografin

Pranim dokumentash për regjistrim mjeti, ndryshim targash, ndryshim pronësie, pajisje me leje qarkullimi kombëtare/ndërkombëtare,certifikata trasnporti, cregjistrim mjeti, lëshim vërtetimi mjeti etj.

Vërtetime për tatimet, noter, shërbime për përmbarimin, bashkinë, gjykatë, prokurori etj.

Transferim dosje etj.

Dega e Drejtuesve të Mjeteve:

Lëshim/ rinovim lejedrejtimi, lejedrejtimi të posacme/për herë të parë ose shtesë kategorie

Lëshim lejedrejtimi ndërkombëtare

Rimarrje lejedrejtimi pas zbritjes totale të pikëve apo heqjes së saj

Njehsim lejedrejtimi nga e huaj në shqiptare

Lëshim/ rinovim CAP dhe të dëshmive të tjera

Kontrollon veprimtarinë e subjekteve autoshkollë

Pajisja me kartë tahografi etj

Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimet Mbështetëse:

Merret me korrespondencën shkresore me të gjitha institucionet shtetërore, personat fizik/juridik.

Përfaqësimin në gjykatë

Sektori i Kontrollit në Rrugë:

Inspektorët e Kontrollit në Rrugë zbatojnë Ligjin Nr. 8378 Datë 22.07.1998 “ Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjin Nr. 8308 Datë 

18.03.1998 “ Për Transportet Rrugore”, dhe zbatojnë me përpikmëri urdhëresat dhe rregulloret e DPSHTRR.

 

Adresa: Lagjia Nr. 14, ish Parku i Eksportit , Shkozet Durrës

Tel: 052 264 382

Fax: 052 264 488


Fotografi të ambjenteve të Drejtorisë Rajonale Durrës

Drejtoria-Rajonale-Durres-2-11 Drejtoria-Rajonale-Durres-3-11
Drejtoria-Rajonale-Durres-11 Drejtoria-Rajonale-Durres-1-11