Kjo drejtori rajonale ka në përbërje rrethet Fier, Mallakaster dhe Lushnje.
Rrethet që përfshin Drejtoria Rajonale Fier
Organizimi i Drejtorisë Rajonale Fier
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier (DRSHTRR Fier) si drejtori shërbimi e ushtron veprimtarinë e saj në Qarkun Fier i cili mbulon Rrethet Fier, Lushnje, Mallakastër.
Drejtoria Rajonale Fier është në varësinë e D.P.SH.T.RR Tiranë. Kjo Drejtori e ushtron veprimtarinë e saj në zbatim të ligjit nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor I Republikës së Shqipërisë “ si dhe aktet e tjera ligjore në zbatim të tij.
D.R.SH.T.RR.është e organizuar sipas këtyre Degëve dhe Sektorëve ;
Dega e Financës
- Zyra e Taksave dhe gjobave në Fier
- Zyra e Taksave dhe gjobave në Lushnje
Këto zyra kryejnë veprime për prerjen e taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit, arkëtimin e gjobave të inspektoreve rrugor si dhe gjobave për tejkalim afati kontrolli teknik)
Dega e Regjistrimit të Mjeteve
- Përfshirë kontrolli Fizik dhë tahografi
- Pranimi I dokumentave për regjistrim mjeti
Dega e Lejeve të Drejtimit
- Komisioni I Marrjes së Provave të kursantëve
- Pranimi I dokumentave për autoshkollë , rinovim leje drejtimi
Sektori i Personel Shërbimeve –Jurist
- Jurist
- Protokoll –arkivë
Sektori i Kontrollit në Rrug♪7
Të gjitha veprimet për regjistrimin e mjeteve , ndryshimin e targave, ndryshimet e pronësisë , pajisjen me leje qarkullimi kombëtare e ndërkombëtare,certifikata transporti , pajisjen e shtetasve me leje drejtimi për herë të parë , rinovim,humbje ,leje drejtimi ndërkombëtare , dëshmi taksisti kryen në ambjentet e Drejtorisë Fier.
Korrespodenca shkresore me të gjitha insitucionit shtetrore , personat juridik dhe fizik kryet nga Sekretaria e Drejtorisë Fier.
I gjithë dokumentacioni I nevojshëm për kryerjen e shërbimeve në Drejtori si dhe legjislacioni për transportet është I pasqyruar në këndet e informacionit të vendosura në ambjentet e Drejtorisë Fier.



