Kjo drejtori rajonale ka në përbërje rrethet Korçë, Ersekë, Pogradec dhe Devoll.
Rrethet që përfshin Drejtoria Rajonale Korçë
Historiku i Drejtorisë Korçë
D.R.SH.T.RR në Korçë filloi aktivitetin e saj mbi bazë qarku në Nëntor të vitit 1999 në ambjentet e ish parkut të mallrave ku dhe ndodhet aktualisht. Ajo vepron mbështetur në ligjin nr. 8378 dt. 22.07.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë”, ligjin nr.8308 dt.18.03.1998 “Për transportet rrugore”, ligjin Nr.7582 dt.13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore” si dhe në akte të tjera ligjore e nënligjore.
Në ambjentet e kësaj drejtorie u grumbulluan krahas dokumentacionit të degës së kontrollit teknik të mjeteve dhe arkivat e mjeteve dhe lejeve të drejtimit.
Detyrë e kësaj drejtorie ka qenë dhe mbetet shërbimi ndaj subjekteve private dhe shtetërore në veprimtarinë e transportit rrugor përsa i përket :
- Rregjistrimit të mjeteve, ndërrimit të pronësisë, ndryshimeve konstruktive si dhe pajisja me targa.
- Pajisjen e qytetarëve me leje drejtimi si dhe rinovimin e tyre.
- Kontrolli i teknik i mjeteve shërbim i cili me synim përmirësimin e mëtejshëm të tij prej Nentorit 2009 kryhet nga kompania koncesionare “SGS”.
- Kontrolli rrugor me synim minimizimin e informalitetit nw fushwn e transportit dhe nw zbatim tw ligjeve tw sipwrpwrmendura.
Prej themelimit të saj deri në vitin 2005 kjo drejtori është drejtuar nga Ing. Bashkim Azisllari Me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e sigurisë së anës dokumentare një investim shumë i arritur ishte pajisja e qytetarëve me lejën e drejtimit dixhitale e cila vazhdon që prej vitit 2005.Prej vitit 2005 deri në vitin 2007 në drejtim të kësaj drejtorie ka qenë Ing.Reshat Ferhati dhe për periudhën 2007- Janar 2010 kjo drejtori është drejtuar nga z.Refat Agolli.
Me qëllim rritjen e transparencës dhe krijimin e kushteve sa më cilësore në shërbim nga Marsi vitit 2010 e në vazhdim Dega e Lejëve të Drejtimit që drejtohet nga Ing. Nikollaq Doku aplikon testimin elektronik të kandidatëve për leje drejtimi të kategorisë “B” me synim për ta zgjeruar atë edhe për kategoritë e tjera më të larta duke përafruar këtë model me vendet e Bashkimit Europian dhe përmisuar ndjeshëm këtë shërbim në cilësi dhe kohë njëkohësisht.
Gjithashtu po bëhet informatizimi i të gjitha shërbimeve të tjera në rregjistrimine mjeteve dhe taksave në zbatim të projektit të madh të qeverisë shqiptare për dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve.
Përsa i përket stafit të kësaj drejtorie i cili prej Jnarit 2010 e në vazzhdim drejtohet nga Ing. Gjergji Grabocka përbëhet prej 32 punonjësish, 17 prej të cilëve me arsim të lartë. Vazhdimisht bëhen përpjekje për kualifikimin e mëtejshëm të këtij stafi me synim përmbushjen e qëllimit kryesor që mbetet përmirësimi i shërbimit në cilësi dhe kohë.
Për një shërbim sa më të shpejtë dhe cilësor përsa i përket veprimtarisë së shërbimeve në transportin rrugor drejtohuni pranë drejtorisë sonë dhe do të mbeteni të kënaqur.