DREJTORITE

 

Kontrolli Teknik

Lejet e Drejtimit

Regjistrimi i mjeteve

Drejtoria e kualifikim testimit

Drejtoria e Kontrollit Rrugor

 


Institucione te   tjera shteterore

 

 Mbi realizimin e treguesve kryesore tekniko- ekonomike nga

Drejtorite Rajonale te Sherbimeve te Transportit Rrugor

 per periudhen 5/mujore 2007.

 

 Per periudhen 5/mujore 2007, treguesit tekniko-ekonomike te realizuar nga Drejtorite Rajonale te Sherbimeve te Transportit Rrugor,  paraqiten si me poshte :

 

Te ardhurat: realizimi eshte ne masen 104.5%, ndersa ne krahasim me te njejten periudhe te vitin 2006 eshte tejkaluar 8.2%.

 Me tejkalim te te ardhurave, krahasuar me programin, per kete periudhe paraqiten Drejtorite Rajonale Durres, Elbasan, Kukes, Laç, Shkoder, Tirane, Vlore dhe DTSH, ndersa me mosrealizim te te ardhurave jane Drejtorite Rajonale Berat, Fier, Gjirokaster, Korce dhe Peshkopi.

 

 Perberja  e te ardhurave sipas sektoreve te aktivitetit eshte:

*     Regjistrimi I mjeteve          23.2 %

*     Lejet e drejtimit                 31.2 %

*     Kontrolli teknik                 18.0 %

*     Taksat                             21.6 %

*     Bileta e te tjera                 6.0 %

 Realizimi I te ardhurave sipas sektoreve, krahasuar me programin ekonomik te kesaj periudhe, paraqitet ne grafikun me poshte :

 

 Shpenzimet e realizuara gjate kesaj periudhe jane 334.874 mije leke, nga 423.154 mije leke te parashikuara ne Programin Ekonomik. Jane realizuar rreth 88.280 mije leke me pak ose  ne nivelin 79.1 % .

 Te ardhurat e realizuara sipas aktiviteteve kryesore te drejtorise

 Regjistrimi i Mjeteve

  Ne Sektorin e Regjistrimit te Mjeteve per periudhen 5/mujore jane realizuar 142.104 mije leke te ardhura, kundrejt 128.417 mije leke te parashikuara ne programin ekonomik. Ato jane realizuar ne masen 110.7% ose 13.687 mije leke me teper se planifikimi.

 Lejet e Drejtimit

Ne Sektorin e Lejeve te Drejtimit jane realizuar 191.070 mije leke te ardhura, kundrejt 194.180 mije te parashikuara ne programin ekonomik. Mosrealizimi eshte ne masen 1.6 % ose 3.110 mije leke. Niveli i realizimit te te ardhurave eshte rritur ne krahasim me realizimin e 4/mujorit.

 Kontrolli Teknik i Mjeteve 

Per Sektorin e Kontrollit Teknik te Mjeteve per periudhen 5/mujore jane parashikuar 101.496 mije leke te ardhura dhe jane realizuar 110.253 mije leke, nga te cilat  97.958 mije leke jane nga aktiviteti i kontrollit teknik dhe 12.295 mije nga aplikimi i gjobave per tejkalim te afatit te kryerjes se kontrollit. Te ardhurat e aktivitetit kane nje mosrealizim prej 3.5%. Edhe ne kete sektor niveli i realizimit te te ardhurave ne krahasim me 4/mujorin eshte rritur, nga 95.2% ne 96.5%. 

Te ardhurat nga taksat. 

Te ardhurat nga taksat per periudhen 5/mujore jane realizuar 132.694 mije leke, nga 129.375 mije leke qe jane parashikuar ne programin ekonomik, pra jane realizuar ne masen 102.6%. Te ardhurat nga taksa e regjistrimit jane tejkaluar rreth 882 mije leke, nga taksa e qarkullimit rreth 1.038 mije leke, nga taksa e kalimit te pronesise rreth 1.140 mije leke dhe taksa e lejes se drejtimit ka nje mosrealizim prej 11 mije leke.  

Ne grafikun e  meposhtem paraqitet realizimi I te ardhurave nga taksat krahasuar me programin ekonomik, sipas llojit te tyre.

Ndersa struktura e te ardhurave sipas aktiviteteve paraqitet me poshte :