DREJTORITE

 

Kontrolli Teknik

Lejet e Drejtimit

Regjistrimi i mjeteve

Drejtoria e kualifikim testimit

Drejtoria e Kontrollit Rrugor

 


Institucione te   tjera shteterore

 

 

Drejtoria e Lejeve te Drejtimit


 Sherbimet qe kryhen dhe afatet perkatese nga Sektori i Lejeve te Drejtimit prane Drejtorive Rajonale nen juridiksionin e D.P.SH.T.RR-se jane:

Për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve në sektorin e lejeve të drejtimit, në Drejtorit Rajonale, zbatohen këto afate kohore:

1.     Brenda ditës për :

  1. lëshimin e lejeve ndërkombëtare të drejtimit;

  2. lëshimin e lejeve të përkohshme, (kur kërkohet nga qytetari);

  3. plotësimin e formularit të aplikantit, për rinovimin e lejeve të drejtimit kombëtare, të dëmtuara (kur janë të dallueshme gjeneralitetet, numri i series së lejes ose numri i regjistrit për lejet e reja, dhe datat e kualifikimit të kategorive).

2.     Brenda  2 (dy) ditëve pune për :

  1. lëshimin e te gjitha llojeve te autorizimeve;

  2. plotësimin e Dëshmive të Aftësive Profesionale;

  3. plotësimin e formularit të aplikantit për lejedrejtimi kombëtare, për herë të pare, për shtrirje kategorie, për rinovimin e lejeve të drejtimit si rezultat i : tejkalimit të afatit të vlefshmërisë, ndryshimit të vendbanimit dhe të njesimit;

  4. protokollimi i shkresës në sekretari, për transferimin e dosjeve;

  5. plotësimin e lejës së drejtimit kombëtare nga DTSH-ja (sektori i Prodhimit të Lejeve të Drejtimit) nga data e depozitimit të formulareve.

3.     Pas  30 (tridhjetë) ditëve nga data e depozitimit të vërtetimit të denoncimit të lëshuar nga policia për :

Plotësimin e formularëve, të lejeve të drejtimit të humbura, të vjedhura ose të shkatëruara.

Afatet e përcaktuara në këtë nen, llogariten, nga data e depozitimit të të gjitha dokumenteve(duke perfshire edhe konfirmimet), duke përfshirë edhe ato të shlyerjes së detyrimeve financiare.

 

AFATET E VLEFSHMERISE SE LEJE DREJTIMIT TE MJETEVE

 I. Leje drejtimi normale

 Kategoria A , B dhe BE

  1. jane te vlefshme per 10 vjet, kur jane dhene ose konfirmuar deri ne moshen 50 vjeç.
  2. jane te vlefshme per 5 vjet, kur jane dhene ose konfirmuar mbi 50 deri ne 60 vjeç.
  3. jane te vlefshme per 3 vjet, kur jane dhene ose konfirmuar mbi 60 vjeç.

Kategoria C , D, CE dheDE

  1. jane te vlefshme per 5 vjet, kur jane dhene ose konfirmuar deri ne moshen 60 vjeç.
  2. jane te vlefshme per 3 vjet, kur jane dhene ose konfirmuar mbi moshen 60 vjeç.
  3. Nuk rinovohen mbi 65 vjeç.

II. Leje drejtimi te posaçme(per invalidet)

Kategoria A dhe B

  1. jane te vlefshme per 5 vjet, kur jane dhene ose konfirmuar deri ne moshen 60 vjeç.
  2. jane te vlefshme per 3 vjet, kur jane dhene ose konfirmuar mbi 60 vjeç.

Kategoria C

  1. jane te vlefshme per 3 vjet.
  2. nuk rinovohen mbi 65 vjeç.