|
|
Qytetarë!
Njihuni
me shërbimet tona!
|
Rregjistrimi
i automjeteve dhe ndryshimi i pronësisë
I Mjetet
që futen për herë të parë në Shqipëri
Dokumentat
që kërkohen:
1.
Dokument hyrje (kufitare)
2.
Dokumenti i fitimit të pronësisë me një nga format e mëposhtme:
a.
Kontratë e fitimit të pronësisë.
b.
Akti i trashëgimnisë për fitimin e pronësisë.
c.
Tipi me anë të cilit është fituar pronësia
3.
Dokumenti i origjinës së mjetit i lëshuar nga prodhuesi ose agjensia
e shitjes e ngarkuar prej tij (origjinale ose e perkthyer dhe e
noterizuar).
4.
Dokumenti i zhdoganimit të lëshuar nga autoritet shqiptar që nënkupton:
a.
Deklaratë Doganore D.A.V. (Origjinal).
b.
Urdhër Çlirimi (origjinal)
5.
Dokumenti i identifikimit.
6. Vertetim i vendbanimit.
7. Kontroll fizik i mjetit.
II
Dokumentimi i nevojshëm për të rregjistruar mjete të reja të blera në
vend:
1.
Dokumenti sipas pikës I/2
2.
Dokumenti i origjinës së mjetit lëshuar nga prodhuesi ose agjensia e
shitjes e ngarkuar prej tij (origjinale ose e perkthyer dhe e noterizuar).
3.
Dokumentat e zhdoganimit sipas pikës I/4 .
4. Dokument idendifikimi.
5. Vertetim i vendbanimit.
7. Kontroll fizik i mjetit.
III
Dokumentacioni i nevojshëm për rregjistrimin e mjetit të përdorur blerë
jashtë shtetit
1.
Dokumenti i hyrjes kufitare
2.
Dokumenti i origjinës së mjetit i lëshuar nga prodhuesi ose agjensia e
shitjes e ngarkuar prej tij, ose dokumenti i shoqëruar prejardhës me
treguesin teknik të mjetit në origjinal ose e perkthyer dhe e noterizuar.
3.
Dokumenti i fitimit pronësisë sipas I/2
4.
Dokumenti i zhdoganimit sipas pikës I/4 .
5.Dokument identifikimi.
6. Vertetim i vendbanimit.
7. Kontroll fizik i mjetit.
IV
Dokumentacioni i nevojshëm për rregjistrimin e mjetit të përdorur të
blerë në vend te pa targuar:
1. Dokumenti i hyrjes (kufitare).
2.
Dokumenti i fitimit pronësisë sipas pikës I/2.
3.
Dokumenti i origjinës së mjetit sipas pikës III/2
4.
Dokumenti i zhdoganimit të mjetit sipas pikës I/4.
5.
Dokument identifikimi.
6.
Vertetim i vendbanimit.
7.
Kontroll fizik i mjetit.
V.
Ndryshimet e pronësisë
a) Kur
automjeti kalon tek personi i ri me vendbanim në të njëjtin rreth ose ne
nje reth tjeter kërkohen
këto dokumenta:
1. Çertifikatë
e pronësisë. (Per mjetet e pajisura me Leje Qarkullimi model
DRM-04)
2. Leje
qarkullimi .
3. Kontrata
e shitblerjes.
4.
Dokument identifikimi (Çertifikate personale me fotografi).
5. Vërtetim
i vendbanimit.
6.
Kontroll fizik
i mjetit.
|