|
Njoftim
zoteruesve, drejtuesve apo perdoruesve te automjeteve qe jane te
vetpunesuar ne veprimtari transporti
Ne zbatim te
Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.685, date 11.10.2006,
sipas te cilit « Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit
Rrugor, kontrollon edhe dokumentacionin qe verteton pagimin e
kontributeve te sigurimeve shoqerore nga personat e punesuar apo
vetpunesuar ne veprimtari transporti. Kjo Drejtori nuk do te ofroje
asnje sherbim nese drejtuesit e mjeteve nuk kane shlyer detyrimet per
sigurimet shoqerore dhe ato tatimore”.
Drejtoria e
Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor ju ben thirje
te gjithe qytetareve te vetepunesuar qe kryejne individualisht
veprimtari transporti, te rregjistrohen ne Zyrat Tatimore,
vendore, bashki, apo komune, si dhe ne deget tatimore per sigurimet
shoqerore apo shendetesore.
Kategorite
konkrete te mjeteve per te cilat DPShTRr-ja nuk do te kryeje asnje
sherbim pa vertetimin pageses se sigurimeve shoqerore per zoteruesin
perdoruesin apo drejtuesin e tyre, leshuar nga institucionet perkatese
jane:
1.
Motokarro, Autokarro
2.
Autovetura Taxi ( 8+1, 4+1)
3.
Automjet per transport te perzier
4.
Kamiona
5.
Autobuza
6.
Automjete per perdorim te vecante (autopompe, autoshkolle,
autovinc, autooficine, autoambulance, autoujites, autofunerale,
autozjarrfikes, automjet i blinduar, automjet dizifektimi, autorejklame,
autokinema, studjo e levizshme televizive, autofshirese,
autosaldratrice, autogermuese, autoshpuse, autogjenerator)
7.
Terheqes rrugor
8.
Autokamp
9.
Automjet per transport te vecante (Autofrigorifere,
Autoizotermik, Auto transport plerash, Autobetoniere, Autocisterna per
lengje, pluhra)
10.
Makina bujqesore
11.
Makina teknollogjike
12.
Mjete rrugore te vecanta.
Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor, ju ben edhe
nje here thirrje zotruesve, perdoruesve apo drejtuesve te mjeteve te
kategorive te mesiperme per te paguar sigurimet shoqerore dhe per tu
pajisur me librezen e kontributeve shoqerore.
Duke
paguar nje shume minimale, nje here ne tre muaj, vlen shume per
sigurimin e te ardhmes tuaj.
|