dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Historiku

Drejtoria-dpshtrrDrejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) është krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 343, Dt. 21.07.1999, në zbatim të Ligjit Nr. 8378, dt. 22 07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, si institucion me vetëfinancim, me Kapital tërësisht shtetëror, mbi bazën e pasurisë dhe kapitalit të Ndërmarrjes së Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është e organizuar dhe funksionon me: DPSHTRR si drejtori qëndrore me qendër dhe seli në Tiranë dhe 13 Drejtori Rajonale të krijuara në bazë rajoni me qendër në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Berat, Gjirokastër, Korcë, Elbasan, Lac, Shkodër, Dibër dhe Kukës. Kompetencat, detyrat dhe të drejtat e DPSHTRR dhe Drejtorive Rajonale përcaktohen në statutin e kësaj drejtorie  i cili miratohet nga Ministri.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor drejtohet nga një Këshill Drejtues, që përbëhet nga 5 anëtarë të cilët emërohen nga Ministri përgjegjës për  dhe transportin.
Me drejtimin dhe administrimin e DPSHTRR-së është i ngarkuar Drejtori i Përgjithshëm i cili emërohet nga Kryeministri me propozim të Ministrit.

Drejtorët e Përgjithshëm në vite:

  • 1999 – 2000    Z. Salvador Frangaj
  • 2000 – 2002    Z. Drini Kryemadhi
  • 2002 – 2005    Z. Shpëtim Cami
  • 2005 – 2007    Z. Shemsi Aga
  • 2008 – 2011    Z. Kreshnik Bozho
  • 2011 - 2013     Z. Arben Pinari
  • 2013 - 2017     Z. Ylli Spahiu
  • 2017 e ne vazhdim Z. Arben Isaraj