dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Misioni dhe Detyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor

Objekti i veprimtarisë së kësaj Drejtorie është shërbimi ndaj subjekteve fizike dhe juridike, shtetërore dhe private, në veprimtarinë e transportit rrugor për:

  • Regjistrimin e mjeteve (pajisjen e tyre me targa dhe  leje qarkullimi, regjistrimin e pronarëve te tyre dhe pajisjen me çertifikate pronësie).
  • Monitorimin e kualifikimit të drejtuesve të mjeteve rrugore dhe pajisjen e tyre me leje drejtimi.
  • Krijimi i regjistrit kombëtar të mjeteve dhe drejtuesve të tyre (transmetimi i menjëhershem i të dhënave që kërkohen nga organet e përcaktuara me ligj).
  • Organizimin, shtypjen dhe shpërndarjen e dokumentacionit bazë për transportin rrugor, dhe bileten e transportit hekurudhor.
  • Kryerjen e veprimtarisë së agjentit tatimor, sipas përcaktimeve ligjore.
  • Dhënien e lejeve të veprimtarisë të autoshkollave, dëshmitë e taksistit, instruktorëve të praktikës dhe teorisë etj.
  • Trajnimin e specializuar në transportin rrugor për pajisjen e aplikanteve  me dëshminë e aftësisë profesionale.
  • Kontrollin shtetëror të operatorëve të transportit rrugor dhe mbikqyrjen e kualifikuar gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre si dhe cdo object tjetër veprimtarie të lejuar nga legjislacioni në fuqi dhe që nuk bie në kundërshtim me aktet ligjore të cituara më sipër dhe me rregullat e përcaktuara në këtë Statut.

Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në vijim referuar DPSHTRr gjatë ushtrimit të objektit të veprimtarisë së saj mbështetet në:

  • Ligjin nr.8378, dt. 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqiperisë” i ndryshuar.
  • VKM nr.153, datë 7.4.2000 “Për miratimin e Rregullores së K.Rrugor” i ndryshuar
  • Udhëzimin e Ministrit  nr.3551, datë 23.7.2003 “Për rregjistrimin e mjeteve rrugore”, 
  • Ligjin nr.8308, datë 18.3.1998 “Për Transportet Rrugore” i ndryshuar, dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij.
  • Legjislacionin “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore të Këshillit të Ministrave dhe / ose Ministrit të Financave të dala në bazë dhe zbatim të ligjit,
  • Aktet ligjore në fuqi.
  • Aktet nënligjore të Këshillit të Ministrave,
  • Statutin e DPSHTRR, urdhërat dhe udhëzimet e Ministrit përgjegjës për punët publike dhe transportet,
  • Vendimet e Këshillit Drejtues të DPSHTRr të nxjerra në bazë dhe mbështetje të përgjegjësive të dhëna me statut,
  • Urdhërave , udhëzimeve dhe rregulloreve të brendshme të punës të Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRr, të nxjerra në bazë dhe mbështetje të përgjegjësive të dhëna / detyrimeve nga akte ligjore / nënligjore në fuqi dhe statut.