dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Statuti

STATUTI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR

KAPITULLI I

Forma, Emërtimi, Selia dhe Objekti

Neni 1

Forma Juridike

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është institucion shtetëror, me Statusin e personit juridik publik, me vetëfinancim, në varësi të ministrit përgjegjës për punët publike dhe transportet, I krijuar sipas Vendimit nr.343, dt. 21.07.1999 "Për krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor" të Këshillit të Ministrave.

Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në vijim referuar D.P.SH.T.Rr gjatë ushtrimit të objektit të veprimtarisë së saj mbështetet në:

  • Ligjin nr.8378, dt. 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë I ndryshuar dhe aktet nënligjore të Këshillit të Ministrave të dala në bazë dhe zbatim të ligjit,
  • Ligjin nr 8977,dt. 12.12.2002 "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar dhe aktet nënligjore të Këshillit të Ministrave dhe / ose Ministrit të Financave të dala në bazë dhe zbatim të ligjit,
  • Aktetligjore në fuqi.
  • Aktet nënligjore të Këshillit të Ministrave,
  • Statutin e DPSHTRR, urdhërat dhe udhëzimet e ministrit përgjegjës për punët publike dhe transportet,
  • Vendimet e Këshillit Drejtues të DPSHTRr-së të nxjerra në bazë dhe mbështetje të përgjegjësive të dhëna me statut,
  • Urdhërave , udhëzimeve dhe rregulloreve të brendshme të punës të Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRr, të nxjerra në bazë dhe mbështetje të përgjegjësive të dhëna / detyrimeve nga akte ligjore / nënligjore në fuqi dhe statut.

Neni 2

Emërtimi dhe Selia

Emërtimi i plotë i këtij institucioni është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe emërtimi i shkurtuar i saj do të jetë D.P.Sh.T.Rr.

D.P.Sh.T.Rr ka stemën dhe vulën zyrtare të saj.

Në të gjitha aktet dhe dokumentet e dala nga ajo, për të tretët, tregohet emërtimi i plotë, si dhe adresa e selisë së saj.

Selia e DPSHTRR është në Tiranë

Neni 3

Kohëzgjatja

D.P.Sh.T.Rr. krijohet për të ushtruar veprimtari në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me këtë Statut, për një afat kohor të pacaktuar.

Neni 4

Objekti

Objekti i veprimtarisë së kësaj Drejtorie është shërbimi ndaj subjekteve fizike dhe juridike, shtetërore dhe private, në veprimtarinë e transportit rrugor për:

- Regjistrimin e mjeteve (pajisjen e tyre me targa dhe leje qarkullimi, regjistrimin e pronarëve te tyre dhe pajisjen me certificatë pronësie).

- Monitorimin e kualifikimit të drejtuesve të mjeteve rrugore dhe pajisjen e tyre me leje drejtimi.

- Kontrollin teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore.

- Krijimi i regjistrit kombëtar të mjeteve dhe drejtuesve të tyre (transmetimi i menjëhershëm i të dhënave që kërkohen nga organet e përcaktuara me ligj).

- Organizimin, shtypjen dhe shpërndarjen e dokumentacionit bazë për transportin rrugor, dhe biletën e transportit hekurudhor.

- Kryerjen e veprimtarisë së agjentit tatimor, sipas përcaktimeve ligjore.

- Dhënien e lejeve të veprimtarisë të autoshkollave, dëshmitë e taksistit, instruktorëve të praktikës dhe teorisë etj.

- Trajnimin e specializuar në transportin rrugor për pajisjen e aplikantëve me dëshminë e aftësisë profesionale.

- Kontrollin shtetëror të operatorëve të transportit rrugor dhe mbikqyrjen e kualifikuar gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre si dhe cdo object tjetër veprimtarie të lejuar nga legjislacini në fuqi dhe që nuk bie në kundershtim me aktet ligjore të cituara më sipër dhe me rregullat e përcaktuara në këtë Statut.

KAPITULLI II

KAPITALI THEMELTAR

Neni 5

Kapitali Themeltar

Kapitali themeltar i DPShTRr përbëhet nga:

a) Kapitali në momentin e krijimit të D.P.Sh.T.Rr. mbi bazën e bilancit të audituar nga ekspertët kontabël në fund të vitit 1999.

b) Fondet.

Neni 6 (shfuqizohet)

KAPITULLI III

DREJTIMI, ADMINISTRIMI DHE KONTROLLI

Seksioni 1

Këshilli Drejtues

Neni 7

Përbërja dhe Emërimi

D.P.Sh.T.Rr. drejtohet nga një Këshill Drejtues, që përbëhet nga 5(pesë) anëtare nga të cilët tre perfaqësues të Ministrisë përgjegjëse për punët publike dhe transportet dhe dy përfaqësues të DPSHTRr, një prej të cilëve është Drejtori I Përgjithshëm.

Anëtarët e Këshillit Drejtues emërohen nga Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit për një periudhë 4-vjeçare dhe mund të riemërohen.

Kryetar i Këshillit Drejtues dhe Zv/Kryetari caktohet nga Ministri përgjegjës për punët publike dhe transportet .

Pagesa e Këshillit Drejtues do të bëhet në analogji me pagesën e Këshillave Mbikqyrës të Shoqërive Anonime.

Në emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues, respektohen papajtueshmëritë apo ndalesat ligjore.

Funksionet e anëtarëve të Këshillit Drejtues përfundojnë normalisht, në mbarim të mbledhjes së rradhës.

Neni 8

Mbledhja e Këshillit Drejtues

Këshilli Drejtues është organ kolegjial,

Ai ushtron të drejtat e tij të parashikuara në këtë statut.

Këshilli Drejtues mblidhet sa herë është e nevojshme por si rregull jo më pak se një herë në muaj.

Të drejtën e thirrjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues e ka :

  • Kryetari i Këshillit Drejtues ose nënkryetari në mungesë dhe porosi të kryetarit, ose
  • Drejtori I Përgjithshëm I DPSHTRr.

Mënyrat e thirrjes së mbledhjes ,caktimi I rendit të ditës dhe shpërndarja e dokumentacionit përcaktohen me rregullore të miratuar me vendim të Këshillit Drejtues.

Neni 9

Vendimet e Këshillit Drejtues

Këshilli Drejtues merr vendim:

A-Për krijimin, shkrirjen, bashkimin ose ndarjen e Drejtorive Rajonale si dhe të sektorëve të shërbimit Brenda tyre.

B-Shfuqizohet

C-Për përcaktimin e pagave të punës, dhe shpërblimin suplementar të punonjësve.

D-Për shitjen, blerjen dhe dhënien e marrjen me qera të mjeteve kryesore E-shfuqizohet

F-Për rregulloren dhe strukturën e Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor.

F/1 Shqyrton ecurinë e realizimit të treguesve financiar.

G- Për miratimin e llogarive vjetore dhe të raportit vjetor të veprimtarisë ekonomike e financiare të DPShTRr.

H-Për hartimin e programit ekonomiko-financiar të vitit pasardhës, si dhe të planet afatmesëm dhe afatgjatë të D.P.Sh.T.Rr.

I-Për shqyrtimin e tarifave të shërbimeve dhe hartimin e propozimeve për ndryshim.

I/1Raporton me shkrim Ministrit një herë në 6 muaj për ecurinë e DPSHTRr.

Seksioni 2

Drejtori i Përgjithshëm

Neni 10

Drejtori i Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm emërohet nga Kryeministri me propozimin e Ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit.

Kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm janë :

1. Përfaqëson D.P.Sh.T.Rr, në marrëdhënie me të tretët, me kompetenca të plota, në kufijtë e objektit të saj, me përjashtim të kompetencave që Statut ia ka caktuar shprehimisht Këshillit Drejtues.

2. Delegon një pjesë të kompetencave të tij tek Zv/Drejtor I Përgjithshëm

3. Administron shpenzimet në bazë të planit të miratuar nga Ministri.

4. Emëron dhe liron nga detyra të gjithë punonjësit e D.P.Sh.T.Rr. dhe të Drejtorive Rajonale, me përjashtim të drejtorave në Drejtorinë e Përgjithshme.

5. Nxjerr urdhëra, udhëzime dhe rregullore në zbatim të akteve ligjore për administrimin dhe drejtimin e D.P.Sh.T.Rr.

6. Vendos për dhënie mase disiplinore për të gjithë punonjësit e sistemit.

7. Raporton me shkrim/ose me gojë sipas kërkesës përpara Ministrit ose personave të autorizuar prej tij, për veprimtarinë e D.P.Sh.T.Rr.

8. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të veprimtarisë së D.P.Sh.T.Rr. dhe të akteve të nxjerra prej tij.

9. Miraton planet e punës të gjithë punonjësve në varësi të tij.

10. I propozon Ministrit emërimin dhe lirimin nga detyra të zv/drejtorit të përgjithshëm dhe drejtorëve të drejtorive në D.P.Sh.T.Rr.

11. Organizon, drejton dhe merr pjesë në analizat, seminaret dhe takimet për probleme të ndryshme me punonjesit e Drejtorisë së Përgjithshme dhe të Drejtorive Rajonale.

12. Mban përgjegjësi për përgatitjen e materialeve të Këshillit sipas rendit të ditës

13. I propozon Ministrit për miratim :

a-Strukturën , rregulloren dhe organigramën e D.P.Sh.T.Rr si dhe ndryshime në statutin e D.P.Sh.T.Rr.

b-Tarifat për kryerjen e shërbimeve nga DPSHTRr.

c-Programin ekonomiko-financiar të vitit pasardhës.

14. Komandon në detyrë punonjës të drejtorisë për pozicione të lira, deri në emërimin e tyre nga organi i emërtesës.

Neni 11

Zëvendësdrejtori I Përgjithshëm dhe Drejtorët

Zëvendësdrejtori I Përgjithshëm dhe Drejtorët e Drejtorive emërohen dhe lirohen nga detyra nga Ministri përgjegjës për punët publike transportet, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm. Detyrat e tyre përcaktohen në rregulloren e brendshme të D.P.Sh.T.Rr.

Neni 12

Detyrimi për të ruajtur sekretin

Anëtarët e Këshillit Drejtues, Drejtori i Përgjithshëm si dhe të gjithë personat e punësuar në D.P.Sh.T.Rr. janë të detyruar të ruajnë fshehtësinë e çdo informacioni që marrin gjatë kryerjes së detyrave dhe të mos e përdorin atë për përfitime personale apo për të tretë, si gjatë kohës që janë në funksion, ashtu dhe pas largimit të tyre.

Seksioni 3

Kontrolli i pavarur (eksperti kontabël i autorizuar)

Neni 13

Pasqyrat financiare

Pasqyrat financiare te cdo viti financiar miratohen nga ekspert / et kantobael I autorizuar, Brenda dates 30 maj te vitit pasartdhes ne perputhje me ligjin nr 9228 date 29.04.2004 "Per kontabilitetin dhe pasqyrat financiare" Pasqyrat e miratuara depozitohen ne Ministrine pergjegjes per punet publike dhe transportet perfshij verejtjet e ekspertit nese ka te tilla.

Eksperti kontabel I autorizuar caktohet nga ministri pergjegjes per punet publike dhe transportet, ndermjet listes te eksperteve te IEKA Brenda dates 5 Prill te cdo viti. D.P.Sh.T.Rr. dorezon ekspertit per auditim pasqyrat Brenda dates 10 prill te cdo viti.

KAPITULLI IV

KONTABILITETI, GJËNDJA FINANCIARE, PËRDORIMI I FITIMIT

Neni 14

Kontabiliteti, inventari, gjëndja financiare

Paragrafi i pare shfuqizohet

D.P.Sh.T.Rr. mban kontabilitetin e saj në pajtim me kërkesat e ligjit "Për kontabilitetin".

Në mbyllje të çdo viti financiar, por jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e mbylljes së vitit, D.P.Sh.T.Rr. pregatit bilancin përmbledhës financiar, sipas bilanceve verifikuese të dërguara nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Viti financiar, në të cilin përgatiten dhe publikohen gjëndjet financiare të D.P.Sh.T.Rr. fillon më 1 Janar dhe përfundon më 31 Dhjetor.

Neni 15

Rezultati financiar

Rezultati financiar i D.P.Sh.T.Rr. përcaktohet në mbyllje të çdo viti si diferencë midis të ardhurave dhe shpenzimeve pasi te zbriten amortizimet, provizionet dhe zhvleresimet, te llogaritura mbi normat e parashikuara.

Fitimi neto përcaktohet pasi të zbritet tatimi mbi fitimin i llogaritur në mënyre të përqëndruar për D.P.Sh.T.Rr.

Neni 16

Ndarja e fitimit neto

Fitimi neto i shperndahet si vijon:

I

a) Për krijimin e rezervës së kapitalit

b) Për krijimin e rezervës për zhvillim

c) Shfuqizohet

d) Për krijimin e fondit te rezerves se vecante deri ne 5% te fondit te pagave vjetore . Menyra dhe qellimi i perdorimit te ketij fondi kryhet ne analogji si ne rastet e permendura ne Udhezimin nr 21 , date 18.09.2007 « Per zbatimin e Vendimit te Keshillit te Ministrave , nr 369 date 13.06.2007 « Per fondin e vecante ne institucionet buxhetore ».

e) Shfuqizohet.

II. Bazuar ne performancen e zhvillimit te DPSHTRR , Ministri pergjegjes per punet publike dhe transportet urdheron derdhjen ne buxhetin e shtetit te gjithe fondeve te teperta te krijuara nga fitimet e viteve te kaluara dhe vitit ne vazhdim te cilat nuk perdoren pervec rezerves ligjore.

KAPITULLI V

DREJTORITË RAJONALE

Neni 17

Statusi i Drejtorive Rajonale

Drejtorite Rajonale te Shërbimeve të Transportit Rrugor varen nga Drejtoria e Përgjithëshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Drejtorite Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor (D.R.Sh.T.Rr) krijohet në bazë rajoni dhe ka në vartësi sektor dhe zyra , pjesë të D.P.Sh.T.Rr..

D.R.Sh.T.Rr. kryen shërbime të përcaktuara në objektin e veprimtarisë, sipas nenit 6 të këtij Statuti.

Neni 18

Drejtimi i D.R.Sh.T.Rr.

Drejtimi dhe administrimi i Drejtorive Rajonale ushtrohet nga Drejtori i saj, i cili pergjigjet per gjithe veprimtarine e Drejtorise Rajonale ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi , urdherat dhe udhezimet e DPSHTRr dhe dispozitat e ketij statuti

Drejtori i DRSHTRr i propozon Drejtorit te Pergjithshem emerimin dhe shkarkimin e punonjesve ne varesi te tij si dhe masat disiplinore.

Drejtiria Rajonale ka vulen e saj.

Neni 19

Raportimet e DRSHTRr

Drejtorite Rajonale I dergojne DPSHTRr ne afatet e percaktuara dhe sahere kerkohet, bilancin verifikues me relacionin shoqerues , evidencat statistikore, si dhe cdo informacion tjeter te nevojshem.

Ajo kryen analiza ekonomike financiare , te plota dhe pjesore dhe informion DPSHTRr per problemet qe ka.

Neni 20

Ky Statut hyn në fuqi në datën e miratimit të tij.

Statuti i meparshem dhe çdo akt tjetër që bie ndesh me këtë statut shfuqizohen.

MINISTËRI

Ndryshemet jane bere ne baze te urdherit nr. 80. date date 29.05.2008 te Ministrit te Puneve Publike dhe Transportit

pdf-download



Lexoni statutin e DPSHTRR te plote.

Shkarkoni statutin e DPSHTRR .