dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Çertifikatë e Kompetencës Profesional (ÇKP)

Çertifikatë e Kompetencës Profesional (ÇKP), lëshohet në varësi të kërkesës së aplikantit  dhe për këtë arsye ajo përbëhet nga dy nivele apo tipe dhe konkretisht për drejtues veprimtarie të ndërmarrjes së transportit rrugor për mallra dhe udhëtar

  1. brenda vendit
  2. jashtë vendit ( ndërkombëtar)

Çertifikatë e Kompetencës Profesional (ÇKP), për të dyja nivelet apo tipet, i lëshohet çdo aplikanti që i është nënështruar trajnimit të detyrueshëm, për fitimin e njohurive të domosdoshme për drejtuesin e veprimtarisë së operatorit të transportit rrugor, nga komisioni i vlerësimit të provimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Ajo firmoset nga kryetari i komisionit dhe titullari i DPSHTRR-së.
Qendra e trajnimit dhe e testimit (DPSHTRR) publikon në faqen e saj të internetit datat e kryerjes së kursit të trajnimit dhe zhvillimit të provimit, tarifat përkatëse, informacionin e nevojshëm për kryerjen e kurseve të trajnimit dhe testimit, si dhe pikat e kontaktit (e-mail, tel, fax) për më shumë informacion.

Për tu pajisur me një ÇKP, aplikanti duhet të:

  1. plotësojë formularin e identifikimit të kandidatit përpara trajnimit ose përpara provimit për kandidatët të cilët i nënshtrohen vetëm provimit. Formulari duhet të tërhiqet pranë qendrës së trajnimit;
  2. plotësojë kërkesën për llojin e CKP që dëshiron;
  3. fotokopjen e diplomës/dëftesës së noterizuar; e
  4. letërnjoftimin, fotografi me përmasa 4.2x3.5 cm;
  5. vërtetim banimi.

Regjistrimi i kandidatëve dhe pranimi i dokumentacionit bëhet në DRSHTRr-të që mbulojnë vendbanimin e tyre kundrejt një pagesë 600 lekë

Niveli minimal arsimor i kandidatëve është arsimi i mesëm.

Programi mësimor zhvillohet në varësi të llojit të aktivitetit që do të drejtohet nga aplikanti dhe konkretisht:

  1. Për transportin e mallrave dhe udhëtarëve brenda vëndit përbehet prej 96 orëve mësimore për pjesën teknike, ekonomike dhe juridike
  2. Për transportin ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve përbëhet nga 120 orë mësimi për pjesën teknike, ekonomike, juridike dhe ndërkombëtare.

Pra në total programi mësiomor i detyrueshë përbëhet nga 120 orë nga të cilat:

  1. pjesa teknike, 40 orë;
  2. pjesa ekonomoke, 28 orë;
  3. pjesa juridike, 28 orë;
  4. transporti ndërkombëtar, 24 orë.

Pagesa për çdo orë leksioni është 400 lekë

Aplikantët që kanë mbaruar vetëm arsimin e mesëm duhet detyrimishtë të marrin pjesë në të gjitha leksionet pra në 120 orë mësimi për të cilat duhet të bëjnë një pagesë prej 48000 lekë

Aplikantët që janë inxhinjerë mekanik për transport përjashtohen nga pjesa teknike e programit mësimor duke qënë të detyruar të marin pjesë vetëm në 80 orë mësimi për të cilat duhet të paguajn 32000 lekë

Aplikantët e që kanë mbaruar Fakultetin Ekonomik dhe janë të diplomuar, përjashtohen nga pjesa ekonomike e programit mësimor, duke qënë të detyruar të marin pjesë vetëm në 92 orë mësimi për të cilat duhet të paguajn 36800 lekë

Aplikantët e që kanë mbaruar Fakultetin Juridik dhe janë të diplomuar, përjashtohen nga pjesa juridike e programit mësimor, duke qënë të detyruar të marin pjesë vetëm në 92 orë mësimi për të cilat duhet të paguajn 36800 lekë

Nëse aplikantët janë pajisur edhe me një diplomë të dytë apo të tretë nga grupi i diplomave të mësipërme, perjashtohen reciporokishtë nga deturimet përkatëse të pjesmarjes në mësimë si dhe nga pagesat respektive

Aplikantët që me dokumentacion zyrtar vërtetojnë se kanë qënë drejtues teknik të një subjekti transporti për 5 vjetët e fundit pa asnjë ndërprerje, përjashtohen nga detyrimi i trajnimit dhe i pagesave përkatëse për atë pjesë të programit të cilat përfshihen në objektin e vepimtarisë së subjektit trë transportit, drejtues teknik i të cilit ka qënë

Pas programit mësiomor të detyrueshëm aplikantët i nënshtrohen një provimi me shkrim dhe një provimi me gojë për të vertetuar nivelin e njohurive të fituara dhe nëse shpallen fitues në të dy provimet, pajisen me Çertifikatën e Kompetencës Profesionale për llojin e transportit të kërkuar.

Në të gjitha ratet ( edhe kur aplikantët përjashtohen nga detyrimi i pagesës për orët e leksioneve, apo edhe nga provimet përkatëse ) lëshimi i  Çertifikatës së Kompetencës Profesionale bëhet kundrejt pagesës 36000 lekë për sejcilin lloj transporti

Për tu pajisur më ÇKP aplikanti ka në dispozicion dy mundësi për provimin me shkrim dhe tre mundësi për provimin me gojë duke paguar vetë 600 lek për çdo mundësi të konsumuar.

Nëse aplikanti i ka konsumuar të gjitha mundësitë për tu shpallur fitues, është i detyruar ti nënshtrohet një trajnimi të ri me të njëjtin program mësimor dhe orë mësimi por me gjysmën e pagesës për orë pra me 200 lekë për orë