dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Provimi i marrjes së lejedrejtimit

  1. 1.Lejedrejtimi i mjetit merret nga kandidati për drejtues mjeti, pas provës së kontrollit të njohurive teorike dhe pas provës së verifikimit të aftëdrejtuese e të sjelljes;

    2.Prova e kontrollit të njohurive teorike jepet pas përfundimit të programit teorik. Kanditati ka të drejtë të japë pesë herë provim brenda dymbëdhjetë muajve nga dita e paisjes me autorizimin nga DRSHTRR-së;

    3.Komisionet e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti, e realizojnë provën nëpërmjet testimit. Koha e testimit nuk duhet të jetë më shumë se 45 min.

    Personat e interesuar, fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti, kur përgjigjen në mënyrë korrekte 33 pyetjeve ose më shumë, nga 40 pyetje që përmban testi;

    4.Pas kalimit të provës së njohurive teorike me rezultat pozitiv, kandidati pajiset nga DRSHTRR-së me autorizimin për ushtrimin e drejtimit dhe është i vlefshëm për dymbëdhjetë muaj nga data e lëshimit dhe brenda këtij afati ka të drejtë të paraqitet në prova deri në pesë herë;

    5.Personat e interesuar, fitojnë provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes për lejedrejtimi mjeti, kur kryejnë me saktësi të gjitha kërkesat e përcaktuara në Autorizimin e praktikes;

    6.Koha e provës së verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes per lejedrejtimi mjeti, nuk duhet të jetë më pak se 25 minuta,për kategoritë A, B dhe B+E, dhe jo më pak se 45 minuta, për kategoritë C, C+E,D, D+E.

7.Mbas përfundimit të provave të aftësive drejtuese e të sjelljes, kandidati fitues bën nënshkrimin, fotografimin dhe vendos shenjën e gishtit në formularin elektronik. Drejtoria Rajonale pajis Autoshkollën me Lejedrejtimi të kandidatit, brenda 5 ditëve mbasi të jetë bërë shlyerja e detyrimeve për shërbimet nga Autoshkolla.