dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Për Leje Drejtimi

  • Paisja me lejedrejtimi për herë te parë dhe shtesë kategorie

Regjistrimi i aplikantit në Drejtori Rajonale bëhet nëpermjet autoshkollës që e përgatit kandidatin per paisje me lejedrejtimi.

Lejedrejtimi për herë të parë (kur aplikanti nuk disponon asnjë kategori lejedrejtimi)

a- Për shtetasit shqiptarë:

1. Kërkesë me shkrim pranë Autoshkollës ku kërkon të rregjistrohet;

2. Dokument identifikimi;

3. Vërtetimin e banimit të lëshuar nga organet e pushtetit vendor;

4. Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo me përpara se 3 (tre) muaj nga data e paisjes me autorizim;

5. Dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin;

6. 2 (dy) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër, mbiemër);

b- Për shtetasit e huaj rezidentë në Shqipëri:

1. Kërkesë me shkrim prane Autoshkolles ku kerkon te rregjistrohet;

2. Dokument identifikimi (fotokopje të pasaportës të përkthyer në gjuhën shqipe, të legalizuar nga noteri);

3. Fotokopje të lejes së qëndrimit të lëshuar nga organet e policisë së shtetit, të legalizuar nga noteri, me afat skadence, jo më përpara se afati i vlefshmerisë së autorizimit që kërkohet;

4. Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paisjes me autorizim;

5. Dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin;

6. 2 (dy) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër, mbiemër);

c- Për personelin e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare, që gëzojnë statusin diplomatik, të instaluara në Shqipëri:

1. Kërkesë me shkrim pranë Autoshkolles ku kerkon të rregjistrohet;

2. Fotokopje të kartës së legjitimitetit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe fotokopje të pasaportës të legalizuar nga ambasada;

3. Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3(tre) muaj, nga data e paisjes me autorizim;

4. Dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin;

5. 2 (dy) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër, mbiemër);

B. Leje drejtimi për shtesë kategorie

1. Kërkesë me shkrim prane Autoshkolles ku do te rregjistrohet;

2. Dokument identifikimi;

3. Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor (vërtetim për ata që u ndryshon adresa ose nuk kanë lejedrejtimi pararendëse dixhitale);

4. Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj, nga data e paisjes me autorizim;

5. Dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin (vetëm për ata që nuk kanë lejedrejtimi ekzistuese dixhitale);

6. Lejen e drejtimit ekzistuese origjinale dhe fotokopje (origjinali kthehet dhe dorezohet në momentin e shpalljes fitues  në praktikë);

7. 2(dy) copë fotografi me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat nga pas të jetë e nënshkruar nga aplikanti (emër, mbiemër);

Autorizimi teorik  dhe praktik është i vlefshëm një vit nga data e lëshimit.

Tarifat e shërbimit janë si mëposhtë:

Paisje me autorizim për kryerjen e kursit teorik 500 lekë;

Provimi i njohurive teorike 500 lekë;

Paisje me autorizim për kryerjen e kursit praktik 200 lekë;

Provimi i njohurive praktike 1000 lekë(A, B, BE) dhe 1300 lekë (C, D, CE).

Vlera e kartonit të lejedrejtimit është3500 lekë.

 

  • Dokumentat për paisjen me leje drejtimi të posaçme:

Baza Ligjore.Mbështetur në Nenin 124, pika 2 e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë

A. Qytetari ka qënë i paisur me leje drejtimi para pësimit të invaliditetit.

1.Kërkesa e aplikantit pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale;

2. Dokument identifikimi;

3. Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor;

4. Leja e drejtimit ekzistuese origjinale (në rast se e  ka);

5. Certifikatë mjekësore me fotografi, e lëshuar me datë  jo më përpara  se 3 (tre)muaj nga data e paraqitjes së kërkesës si dhe Raporti mjeko-ligjor i plotësuar me Kodin përkatës të invaliditetit dhe fimosur nga anëtarët e komisionit;

6. Dokumetin e përcaktimit të grupit të Gjakut dhe Rehzusin (rasti kur qytetari  nuk disponon lejedrejtimi dixhitale);

7. Garancinë teknike të kryerjes së modifikimeve të mjetit, lëshuar nga Ofiçina ku është kryer modifikimi;

8. Fotokopje e dokumentit të regjistrimit të aktivitetit të ofiçinës në QKR;

9. Dy (dy)fotografi me ngjyra ku të tregohet dukshem ndërhyrja teknike në mjet;

B. Qytetari nuk ka qënë i pajisur me lejedrejtimipara pësimit të invaliditetit.

1. Kërkesë me shkrim pranë Autoshkollës ku do të rregjistrohet;

2. Dokument identifikimi;

3. Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor;

4. Certifikatë mjekësore me fotografi, e lëshuar me datë  jo më përpara  se 3 (tre)muaj nga data e paraqitjes së kërkesës si dhe Raporti mjeko-ligjor i plotësuar me Kodin përkatës të invaliditetit dhe fimosur nga anëtarët e komisionit;

5. Dokumetin e përcaktimit të grupit të Gjakut dhe Rehzusin (rasti kur qytetari nuk disponon lejedrejtimi dixhitale);

6. Garancinë teknike të kryerjes së modifikimeve të mjetit, lëshuar nga Ofiçina ku është kryer modifikimi;

7. Fotokopje e dokumentit të regjistrimit të aktivitetit të ofiçinës në QKR;

8. Dy fotografi me ngjyra ku të tregohet dukshem ndërhyrja teknike në mjet;

9. 2 (dy) copë fotografi me ngjyra njëra nga të cilat të jetë e nëshkruar nga pas (emër, mbiemër). Dokumentat për paisjen me leje drejtimi të posaçme:

Procedura zgjat në varësi të aritjes së modifikimit të plotë të mjetit si dhe kalimit me sukses të provimit teori dhe praktikë. (për rastin e pajisjes me leje drejtimi për herë të parë nëpërmjet Autoshkollës).

3.Rinovimi i Lejes së drejtimit

I.Dokumentat për rinovimin e lejes së drejtimit (dëmtim, humbje ose vjedhje)

1. Kërkesë me shkrim, pranë Drejtorisë Rajonale;

2. Dokument identifikimi;

3. Leje e drejtimit ekzistuese origjinale (për rastin e dëmtimit);

4. Certifikatë mjeksore me fotografi, të leshuar me datë jo më përpara se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;

5. Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor;

6. Deklaratë e marrjes së përgjegjësisë administative (vetëm për rastet e humbjes ose të vjedhjes);

7. Vërtetimin e denoncimit të lëshuar nga Policia (për rastet e humbjes ose vjedhjes); shërbimi kryhet pas 30(tridhjetë) ditëve nga data e depozitimit të denoncimit);

8. Dokumentin e përcaktimit të grupit të gjakut dhe rehzusin (jo për ata që kanë patur leje drejtimi dixhitale);

Personi pajiset me Lejedrejtimi provizore, afati i së cilës është 30 ditë pas datës së denancimit.Pas këtij afati qytetari pajiset me lejedrejtimi.

II.Dokumentat për rinovimin e lejes së drejtimit për ndryshim vendbanimi

1. Kërkesë me shkrim për transferim dosje;

2. Dokument identifikimi të lëshuar nga organi i vendbanimit të ri;

3. Vërtetim i vendbanimit të ri të lëshuar nga organet përkatëse të pushtetit vendor;

4. Lejedrejtimi ekzistuese;

5. Çertifikatë mjeksore, të lëshuar me datë jo më shumë së 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës (vetëm për rastet kur pajiset për herë të parë me lejedrejtimi të ri ose ku i ka kaluar afati i vlefshmërisë së lejes pararendëse);

6. Dokumentin e analizës së Grupit të gjakut dhe Rehzusin, (vetëm kur paiset për herë të parë me lejedrejtimi dixhitale);

8. Kërkesa e aplikantit së bashku me dokumentacionin për trasferim dosje, mund të depozitohet në Drejtorinë Rajonale, të vendbanimit të ri ose në atë të vendbanimit të mëparshëm.

3.Lëshimi i Vërtetimeve mbi bazën e kërkesës së qytetarëve.

Vertetime të lëshuara mbi bazë të kërkesës së qytetarëve:

A. Vërtetim për përdorim brenda vendit

1. Kërkesë me shkrim e bëre pranë Drejtorisë Rajonale;

2. Dokument identiteti (fotokopje);

3. Fotokopje e lejedrejtimit.

B. Vërtetim për përdorim për jashtë vendit

1. Kërkesë me shkrim e bëre pranë Drejtorisë Rajonale;

2. Dokument identiteti (fotokopje);

3.Fotokopje e lejedrejtimit.

Procedura zgjat jo me shumë se 20 minuta.

Autorizimi është i vlefshëm deri në 3 (tre ) muaj nga data e lëshimit të tij.

Vërtetimi, ne te dy rastet, e ka vlerën e pagesës  200 lekë.

  1. Lëshimi i lejeve të drejtimit ndërkombëtare

1. Kërkesë me shkrim pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse;

2. Lejedrejtimi kombëtare (në origjinal me të drejtë rikthimi);

3. Fotografi me ngjyra(një)copë.

Aplikanti paraqet, në sportelin përkatës të Drejtorisë Rajonale, dokumentet e kërkuara;

Lejedrejtimi Ndërkombëtare lëshohet menjëherë .

Afati i vlefshmërise është 1(nje) vjeçar.

Pagesa për Lejedrejtimi Ndërkombetarë është 500 lekë.

5.Konvertimi i Lejeve të Drejtimit

Dokumentat për konvertimin e lejeve të lëshuara nga shtetet e huaja, në leje drejtimi shqiptare:

A-Për shtetasit shqiptarë dhe të huaj, rezidentë në Shqipëri

1. Kërkesë e aplikantit pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse;

2. Leja e drejtimit origjinale e lëshuar nga shteti përkatës (pa skaduar afati i vlefshmërisë) dhe fotokopje e përkthyer në gjuhën shqipe dhe e legalizuar nga noteri (origjinali i rikthehet deri në momentin e njehsimit);

3. Dokument identifikimi, ndërsa për shtetasit e huaj fotokopje të pasaportës, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të legalizuar nga noteri;

4. Vërtetim banimi të lëshuar nga organet e pushtetit vendor, ndërsa për shtetasit e huaj, fotokopje të lejes së qëndrimit të lëshuar nga organet e policisë së shtetit, të legalizuar nga noteri;

5. Certifikatë mjekësore me fotografi, të lëshuar me datë jo me parë se 3 (tre)muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;

6. Dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin.

B-Për personelin e huaj të Ambasadave ose të organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik, të instaluara në Shqipëri

1. Nota verbale e lëshuar nga Ambasada ose Organizata Ndërkombëtare;

2. Fotokopje e kartës së legjitimitetit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme;

3. Fotokopje e pasaportës së legalizuar nga Ambasada ose Organizata Ndërkombëtare;

4. Fotokopje e lejes përkatëse të drejtimit (kombëtare) të përkthyer dhe të legalizuar nga Ambasada ose nga Organizata Ndërkombetare;

6. Çertifikatë mjekësore me fotografi lëshuar me datë jo më parë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;

7. Dokumentin e përcaktimit të Grupit të Gjakut dhe Rehzusin.

Procedura zgjat në varësi të kohës së kthimit të përgjigjes nga ana e autoriteteve lëshuese të lejes së drejtimit të huaj.

Vlefshmëria është në varësi të kategorisë, moshës dhe afatit të qëndrimit në Shqipëri.

Pagesa për paisjen me leje drejtimi është 3500 lekë.