dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

NDRYSHIMI I KARAKTERISTIKAVE KONSTRUKTIVE DHE FUNKSIONALE TË MJETIT

 

Personi i interesuar për ndryshime të karakteristikave konstruktive dhe funksionale, pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin, dorëzon këto dokumenta;

 

1. Kërkesë model DRM 40 e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.

2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. . Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

3. Lejeqarkullimi e mjetit.

4. Dy fotografi të mjetit, në të cilat të dallohen qartë karakteristikat e jashtme ose të brendshme të mjetit që kërkoni të ndryshoni.

 

(Shënim: Ndryshimi i karakteristikave konstruktive dhe funksionale pa mirtaimin paraprak nga komisioni sjell si pasojë marrjen e masës administrative.)