dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

HUMBJA, VJEDHJA, SHKATËRRIMI OSE DËMTIMI I TARGËS/TARGAVE

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit, dorëzon këto dokumenta:

 

1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.

2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

3. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).

4. Vërtetim denoncimi i lëshuar nga policia e shtetit (vetëm kur ka humbur një targë).

5. Vërtetim denoncimi i lëshuar nga prokuroria (vetëm kur kanë humbur të dy targat).

6. Lejeqarkullimi e mjetit.

7. Certifikatë pronësie e mjetit.

8. Targë vetëm 1 copë (vetëm kur është denoncuar humbja e targës tjetër).

9.Targat (vetëm kur janë të dëmtuara, pas konfirmimit nga kontrolli fizik i mjetit).

 

Shërbimi kryhet në mbarim të afatit prej 15 ditësh nga data e denoncimit, nëse targa/at e humbur  nuk është gjetur.