dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

HUMBJA, VJEDHJA, SHKATËRRIMI OSE DËMTIMI I LEJES SË QARKULLIMIT

 

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit, dorëzon këto dokumenta:

 

1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale.

2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

3. Certifikatë e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).

4. Vërtetimi i denoncimit i lëshuar nga policia e shtetit (ky dokument nuk nevojitet kur leja e qarkullimit është vetëm e dëmtuar, mund të identifikohet dhe dorëzohet ashtu siç është).

 

Fillimisht do të pajiseni me leje qarkullimi provizore. Në mbarim të afati prej 30 ditësh nga data e denoncimit, nëse leja e humbur nuk është gjetur, ju duhet të paraqiteni përsëri pranë sportelit për të tërhequr lejen e re të qarkullimit.

Leja e qarkullimit konsiderohet e dëmtuar kur nuk lexohen të dhënat e mjetit, Nëse leja mund të identifikohet nëpërmjet numrit serial, në këtë rast nuk nevojitet denoncim. Nëqoftëse leja e qarkullimit nuk mund të identifikohet, detyrimisht nevojitet denoncimi pranë policisë së shtetit.