dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

NDRYSHIMI I GJENERALITETEVE TË PRONARIT TË MJETIT

 

Personi i interesuar për ndryshimin e gjeneraliteteve, pranë sporteleve të shërbimit dorëzon këto dokumente:

 

1. KërkesëDRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.

2. Kartë identiteti, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

3.Certifikatënkontrolli fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).

4. Lejen e qarkullimit të mjetit.

5. Certifikatën e pronësisë së mjetit.