dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

NDRYSHIMI I VENDBANIMIT TË PRONARIT TË MJETIT.

 

Adresa e re ndodhet në të njëjtin rreth me adresën e vjetër.


Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit duhet të dorëzoj këto dokumenta;

  1. Kërkesën,DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB,i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit (Ky dokument lëshohet pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale)
  4. Lejen e qarkullimit të mjetit.
  5. Certifikatën e pronësisë së mjetit.

 

Adresa e re ndodhet në një rreth tjetër të ndryshëm nga adresa e mëparshme por brenda të njëjtës prefekturë. 

 

Personi i interesuar pranë sporteleve të shërbimit duhet të dorëzoj këto dokumenta;

  1. Kërkesën,DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB,i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Lejen e qarkullimit të mjetit.
  4. Certifikatën e pronësisë së mjetit.
  5. Targat e mjetit, vetëm kur ato janë sipas sistemit të vjetër.
  6. Certifikatën e kontrollit fizik të(Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale)

 

Adresa e re, ndodhet në një rreth tjetër të ndryshëm nga adresa e mëparshme, por jo në të njejtën prefekturë.

Në këtë rast, pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që mbulon vendbanimin e ri, duhet të dorëzoni këto dokumenta;

  1. Kërkesën,DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve ose këtu.
  2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB,i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
  3. Lejen e qarkullimit të(Pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, leja ju kthehet përsëri. Leja dorëzohet përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme)
  4. Certifikatën e pronësisë së(Pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, certifikata ju kthehet përsëri. Certifikata dorëzohet përfundimisht në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme)
  5. Certifikatën e kontrollit fizik të(Ky dokument lëshohet, pas kryerjes së kontrollit fizik të mjetit, i cili bëhet pranë ambjenteve të Drejtorive Rajonale).
  6. Targat e mjetit, vetëm kur ato janë sipas sistemit të vjetë(të cilat  dorëzohen në momentin kur dosja e mjetit tuaj vjen nga Drejtoria Rajonale e mëparshme).