dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

ÇREGJISTRIMI I PËRKOHSHËM DHE I PËRHERSHËM I MJETIT.

 

 Çregjistrim i Përkohshëm i mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi)

 

Personi i interesuar për çregjistrim të përkohshëm të mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimeve të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin dhe dorëzon këto dokumenta:

1. Kërkesën DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve 

2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

3. Lejeqarkullimi e mjetit.

4. Targat e mjetit.

 

Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave  ose targave duhet denoncimi nga policia shtetit.

 

Çregjistrim i përhershëm i mjetin (heqje e përhershme nga qarkullimi)

 

Personi i interesuar për çregjistrim të përhershëm të mjetit (heqje e përhershme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e tij dhe dorëzon këto dokumenta:

1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve

2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

 3. Lejeqarkullimi e mjetit.

4. Certifikatë pronësie e mjetit.

5. Targat e mjetit.

6. Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

 

Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave  ose targave duhet denoncimi nga policia shtetit.

 

Çregjistrim i përhershëm i mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera)

 

Personi i interesuar për çregjistrim të përhershëm të mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e tij dhe dorëzon këto dokumenta:

1. Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.

2. Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

3. Lejeqarkullimi e mjetit.                                                               

4. Certifikatë pronësie e mjetit.

5. Targat e mjetit.

6. Vërtetim RBS ( i lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

 

Mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat vlefshmërie 30 ditë dhe certifikatë pronësie me shënimin “për eksport”.