dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Shërbimi i Tahografit dhe ATP.

 

Aplikim për Kartën e Tahografit Dixhitale.   

         

 Baza ligjore 

 

  • Akt Normativ Nr.9, datë 11.12.2009 “Për mënyrën e financimit të sistemit të tahografit dixhital në Shqipëri”
  • Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1054, datë 22.12.2010 ‘Për miratimin e rregullores “Për pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor”’

 

Aplikimi për Kartë Memorie Tahografi Dixhital Për Drejtues Mjeti.

 

 Karta e tahografit dixhital lëshohet nga DPSHTRR-ja nëse kërkuesi :  

  • Ka vendbanimin e tij në Shqipëri.
  • Është mbajtësi i një lejedrejtimi të vlefshme e cila mundëson  drejtimin e një mjeti  që i nënshtrohet marrëveshjes  europiane “AETR”.

 

Dokumentacioni i nevojshëm    

  • Fotokopje e lexueshme e Lejes së Drejtimit.
  • Fotokopje e lexueshme e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.
  • Dy fotografi.
  • Mandat pagese i kryerjes së pagesës prej 100 Euro.

 

Aplikimi për Kartë Tahografi Dixhital për Shoqëri.

 

Kartat e memories tahograf lëshohen nga DPSHTRR, bazuar në kërkesën pronarit/administratorit të shoqërive të vendosura në Shqipëri.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:   

 

  • Ekstrakti i regjistrit tregtar, lëshuar nga QKB, në original ose njëhsimi me origjinalin.
  • Fotokopje e lexueshme e kartës së identitetit, të përfaqësuesit ligjor  të shoqërisë.
  • Autorizim për aplikantin nëse nuk është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë. 
  • Mandat pagese i kryerjes së pagesës prej 100 Euro.

 

Aplikimi për kartë Tahograf Dixhital për Kontrollor Nominal.   

 

Kartat e Tahografit Dixhital për kontrollorin, lëshohen nga DPSHTRR, për çdo inspektor të DRSHTRR, dhe DKTRR. 

 

Dokumentacioni i nevojshëm:    

  • Fotokopje e lexueshme e kartës së identitetit.
  • Vërtetim banimi.
  • Dy fotografi të aplikantit.
  • Autorizimi nominal

 

Aplikimi për Kartë Tahografi Dixhital për Kontrollor në Grup. 

 

Kartat e memories tahograf  jepen nga DPSHTRR-ja për çdo administratë të ngarkuar  me grupet e kontrollit të mëposhtëm:

  • Policia Rrugore.
  • Inspektorati Shtetëror i punës.
  • Policia tatimore.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:  

 

  • Fotokopje e njësuar me vulë të njomë të NIPT-it të institucionit.
  • Autorizim nga institucioni përkatës për personin si përgjegjës i grupit të kontrollit.
  • Fotokopje e lexueshme e kartës së identitetit të përgjegjësit të grupit. 

 

Aplikimi për Kartë Tahografi Dixhital për Ofiçinën. 

 

Titullari i Qendrës Teknike të miratuar aplikon pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në të cilën përfshihet, për lëshimin e kartës së memories së drejtuesit teknik dhe teknikëve të certifikuar.

 

Dokumentacioni i nevojshëm: 

 

  • Titullari i Qendrës Teknike do paraqes kërkesën, autorizimin e miratimit të qendrës teknike ose rinovimin e saj të noterizuar ;
  • Certifikatën  e trajnimit për drejtuesin teknik dhe teknikët e certifikuar ;
  • Fotokopje e lexueshme e kartës së identitetit të aplikantit;
  • Dy fotografi të aplikantit;
  • Mandat pagese, me shlyerjen e tarifës prej 100 euro.

Aplikuesi i cili kërkon të pajiset me Kartë Tahografi Dixhital për të gjitha llojet duhet  të  paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale që përfshin vendbanimin e tij, shoqëruar me dokumentet  përkatëse. 

 

Afatet kohore, rinovimi dhe zëvendësimi i kartave

 

Kartat e Tahografit Dixhital për drejtues mjeti, shoqërie, për kontrollor nominal si dhe për kontrollor në grup, jepen për një kohëzgjatje prej 5 vjetësh. Ndërsa periudha e vlefshmërisë administrative të Kartës për Ofiçinat dhe Teknikun e Autorizuar është 1 (një) vit. Zëvendësimi i saj në rast vjedhje, humbje ose mosfunksionimi kryhet kundrejt pagesës dhe ka afat vlefshmërie  të njëjtë nëse bëhet deri në tre muaj para afatit të skadencës.

NË RASTE HUMBJE  APO VJEDHJE  MBAJTËSI I KARTËS TAHOGRAF DUHET TË BËJ NJË DENONCIM PRANË AUTORITETEVE KOMPETENTE.

 

Shërbimet që ofrohen në ofiçinat e Tahografit

 

Baza ligjore  

 

  • ×  Ligj Nr. 9514 datë 18.04.2006 ‘Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane “Për punën e  ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR) dhe në protokollin e nënshkrimit e në amendamentin Nr. 4 të saj”’
  • ×  Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1054 datë 22.12.2010 “Për miratimin e rregullores “Për pajisjet e regjistrimit në  transportin rrugor”’
  • ×  Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1243 datë 10.09.2008 “Mbi miratimin e rregullores për organizimin e kohës së punës  të personave që kryejnë transport rrugor, për orët e drejtuesve të mjeteve dhe pajisjet e regjistrimit’
  • ×   Udhëzimi Nr. 4 datë 27.05.2014 ‘Mbi kërkesat teknike dhe standardet e operimit të ofiçinës (Qendrës Teknike) së  autorizuar të Tahografit’ i ndryshuar.

 

Qendrat Teknike në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Fier,  kryejnë aktivizimin, instalimin, inspektimin dhe kalibrimin e Tahografit Analog dhe Dixhital

 

Kushtet që duhet të plotësojë mjeti përpara kryerjes së shërbimit në Qendrën Teknike Tahograf:

  • Mjeti është i pangarkuar dhe në kushte normale operimi;
  • Gomat janë në përputhje me rregulloret e konstruksionit dhe përdorimit në zbatim të thellësisë së sipërfaqes së gomës;
  • Gomat janë fryer sipas presionit të rekomanduar nga prodhuesi i mjetit;
  • Ofiçina nuk operon në mjetet  që,  gjatë kontrollit paraprak konstatohen ndërhyrje të paligjshme në sistemin e pajisjes së kontrollit (Tahografit); 
  • Teknikët e ofiçinës nuk janë të detyruar të punojnë mbi mjete që sipas mendimit të tyre, duken të jenë të pasigurt.

 

 Procedurat për Tahografët Analog    

 

  • Instalimi i pajisjes së regjistrimit;
  • Vulosja;
  • Kontrollet dhe inspektimet;
  • Inspektimi periodik dy-vjeçar;
  • Procedura e inspektimit gjashtë vjeçar. 

 

Procedurat për Tahografët Dixhital 

 

  • Heqjen e tahografit dixhital;
  • Instalimin;
  • Aktivizimin;
  • Kalibrimin;
  • Inspektimin periodik;
  • Transferimin e të dhënave; 
  • Lëshimin e certifikatës se mos transferimit të dhënave

Tarifat maksimale për operacionet që kryhen nga ofiçinat e autorizuara të tahografit janë në shumat si më poshtë:

 

1.Për sistemin e Tahografit Analog 

 

  • Tarifa e kalibrimit 8500 lekë;
  • Tarifa e inspektimit 2-vjeçar 6500 lekë; 
  • Tarifa e inspektimit 6-vjeçar 7800 lekë.

 

2.Për sistemin e Tahografit Dixhital 

 

  • Tarifa e kalibrimit 8500 lekë; 
  • Tarifa e inspektimit 2-vjeçar 6500 lekë;
  • Tarifa për heqjen e pajisjes së regjistrimit 7800 lekë.

Tarifat e mësipërme përfshijnë instalimin e pllakës dhe vulosjen. 

 

Shërbimi ATP 

 

Baza ligjore

  • Ligj Nr. 9289 datë 07.10.2004 Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen “Për transportin ndërkombëtar të ushqimeve delikate dhe pajisjet speciale që përdoren në këto transporte”
  • Udhëzim Nr. 7 datë 15.06.2012 ‘Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara sipas marrëveshjes  së ATP’
  • Udhëzim Nr. 3807 datë 27.07.2016 ‘Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperature vetë kontrolluara sipas marrëveshjes ATP’ i ndryshuar.

Procedura që duhet ndjekur për t’u pajisur me certifikatën ATP:  

  • Kryhet kontrolli i mjetit sipas marrëveshjes ATP në një nga ambientet provë të autorizuar nga Ministria përgjegjëse për transportin rrugor dhe pajiset me raportin e ekspertit;
  • Pas përfundimit të kryerjes së raport ekzaminimit të mjetit  paraqitet në DRSHTRR Tiranë për tërheqjen e faturës me TVSH  dhe kryen pagesën në bankë të tarifës prej 4.000 lekë.
  • Depoziton kërkesën në DPSHTRR për t’u pajisur me certifikatën ATP sipas llojit të transportit që kryen, kombëtare ose ndërkombëtare, së bashku me:
  1. Raportin e ekspertit ATP ku konfirmon gjendjen e mirë teknike të mjetit sipas dispozitave të marrëveshjes;
  2. Fotokopje e lejes së qarkullimi;
  3. Mandatin e pagesës për shlyerjen e tarifës prej 4.000 lekë.