dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Dokumentat që kontrollon

Kontrolli shtetëror i specializuar i transportit rrugor gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie verifikon pajisjen me dokumenta të transportuesit dhe çdo subjekti tjetër objekt kontrolli, si dhe veprimtarinë që subjekti kryen nëpërmjet kontrollit të:

  1. Lejes së qarkullimit të mjetit.
  2. Çertifikatës së kontrollit teknik të mjetit.
  3. Taksave të regjistrimit dhe qarkullimit të mjeteve.
  4. Kontratës së sigurimit të detyruar (TPL).
  5. Lejes së drejtimit të drejtuesit të mjetit dhe përputhja e saj me kategorinë e mjetit.
  6. Autorizimit për përdorim të mjetit kur drejtuesi nuk është pronar.
  7. Dëshmisë së taksistit.
  8. A.D.R.
  9. Çertifikatës së aftësive profesionale.
  10. Dëshmisë së aftësive profesionale.
  11. Liçencës.
  12. Çertifikatës së transportit.
  13. Autorizimit.
  14. Lejes së operimit.
  15. Librit të udhëtimit.
  16. Destinacionit të përdorimit të mjetit në përputhje me lejen e lëshuar nga organet përkatëse dhe përdorimin e mjeteve origjinale të prodhuara për destinacionin e lejuar si dhe atyre që kanë kryer ndërhyrje konstruktive të kundraligjshme.
  17. Të mjeteve që kryejnë shërbim taksi pa liçensë, që krijojnë stacione jashtë territorit administrativ të organit liçensues, që krijojnë stacione në ato të linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve si dhe për rastet e transportit të udhëtarëve në kthim, jashtë të territorit të vet administrativ.
  18. Rregulloren e udhëtimit për transportin e udhëtarëve me autobus.
  19. Aktit të vlerësimit të kushteve të komoditetit te mjeteve të transportit të udhëtarëve.
  20. Taksimetrit.
  21. Tahografit.
  22. Fletëve të udhëtimit për autobusa e kamiona dhe/apo polic-ngarkesën.
  23. Marrjen e udhëtarëve dhe bagazheve brenda kapacitetit të përcaktuar në lejen e qarkullimit dhe pajisjen e tyre me bileta, duke respektuar çmimet dhe tarifat e miratuara për to.
  24.  Prerjes së biletës së udhëtarëve në agjensi apo nga fatorino që shoqëron mjetin.
  25. Pajisjen e bagazhit me Nr. matrikulli, që ka bileta për bagazhin
  26. Oraret e nisjes, vendnisjet dhe vendndalimet (stacionet) e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve, sipas grafikut të lëvizjes dhe akteve e dokumentacionit që i ka përcaktuar ato.
  27. Vendosjes në mjetet e transportit të udhëtarëve qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës, ndërkombëtar, etj, përveç shërbimit taksi, të tabelës së destinacionit të udhëtimit.
  28. Respektimi i kërkesave ligjore për kushtet e komoditetit dhe paraqitjes estetike të ambjenteve të brendshme të mjetit.
  29. Kryerjes së transportit të udhëtarëve në linjat ndërkombëtare me dy shoferë.
  30. Listës numerike, emërore të udhëtarëve dhe destinacionit të tyre për linjat interurbane dhe ndërkombëtare.
  31. Dërgimit të udhëtarëve deri në destinacionin e fundit nga shoqëria transportuese  si dhe marrjes së masave për zëvendësimin e mjetit në rast kur ai pëson defekt, avari, qoftë dhe për arsye madhore, etj.
  32. Pajisjes së mjetit taksi me targa të verdha, me ngjyrën dhe përshkrimet përkatëse të miratuara nga bashkia, me sinjalin me dritë me shkrimin taksi.
  33. Gjithë veprimtarinë dhe funksionimin e agjensive të transportit rrugor dhe dokumentacionin respektiv të tyre.
  34. Çertifikatës së mjetit për transport të mallrave të rrezikshme.
  35. Faturës së mallit ( origjinën dhe vendmbrritjen ).
  36. Përmasave të ngarkesës dhe gabariteve të saj.
  37. Peshës së përgjithshme dhe peshës për aks, duke iu referuar faturave apo instrumentave të miratuar të matjes së peshës, etj.
  38. Të pajisjes së mjetit me kompletin e ndihmës së shpejtë dhe mjeteve të mbrojtjes nga zjarri.
  39. Çdo dokument apo veprimtari tjetër, që me aktet e reja ligjore dhe nënligjore do të jenë objekt i kontrollit shtetëror të specializuar të transportit rrugor”.