Rinovimi i lejes së drejtimit.

Data e lajmit: 04 Feb 2021

Nisur nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve:

Si duhet të veproni nëse:

  1. Ju ka humbur lejedrejtimi?
  2. Ju kanë vjedhur lejedrejtimin?
  3. Ju është shkatërruar lejedrejtimi?
  • Brenda 48 orëve, ju duhet të bëni denoncim në organet e policisë, të cilat do t’ju lëshojnë vërtetim për këtë denoncim.
  • Më pas, duhet të paraqisni kërkesën pranë Drejtorisë Rajonale ku keni vendbanimin, për t’u pajisur me lejedrejtimi të përkohshme, e cila merret menjëherë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë.
  • Nëse lejedrejtimi nuk gjendet/kthehet brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të vërtetimit të policisë, ju duhet të bëni rinovimin e lejedrejtimit.

Për çdo informacion, vizitoni www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #PyetjetEShpeshta #FAQ #ZëriYtDëgjohet #GjithëVëmendjaTeQytetarët