Së bashku me  Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, në kuadër të fushatës sensibilizuese "Paketa 101 Ditët e Verës".

Data e lajmit: 01 Aug 2023

Edukata mbi trafikun që rrit Sigurinë Rrugore është një detyrë e të gjithëve.  Duke qenë se fëmijët janë thelbi i të ardhmes sonë, përkushtimi për formimin e tyre mbi lëvizshmërinë e sigurt është për ne një mision i domosdoshëm, por njëkohësisht dhe investimi ideal për efektivitet. Këndi Edukativ  i Sigurisë Rrugore organizojë aktivitetin  në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës së bashku me  Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, dhe fëmijët e Afterschool "Silver", në kuadër të fushatës sensibilizuese "Paketa 101 Ditët e Verës", për të edukuar fëmijët tanë mbi sinjalistikën, rregullat e sigurisë rrugore dhe si t'i zbatojnë ato në jetën e përditshme si përdorues të rrugës. Aktivitetet argëtuese, lojërat dhe udhëzimet e ekspertëve tanë mbi edukatën rrugore,  ndihmojnë për të krijuar  një atmosferë argëtuese dhe të mësuarit të bëhej një kënaqësi. Kuptojmë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet prindërve, fëmijëve dhe komunitetit për të patur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë. Bashkë për breza më të përgjegjshëm si përdoruesa rruge.  

Klikoni në link : https://siguriarrugore.dpshtrr.al për të rejat më të fundit nga Këndi ynë i Sigurisë Rrugore!